Nuk ka kushte ideale. Motorët me naftë dhe benzinë kanë problem me eficencën termike dhe veturat elektrike kryesisht me humbjen e energjisë gjatë karikimit të automjetit.
Në matjet e Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), mesatarisht është harxhuar 14,56 për qind më shumë energji se sa përfundonte në bateri. Të gjitha automobilat elektrik ngarkohen duke përdorur një kuti karikimi në mur 22 kW në një temperaturë prej 23 gradë.
Modelet ID të Volkswagen kanë pasur një humbje prej pak më shumë se 8 për qind, që është një rezultat i shkëlqyer. Mini Cooper SE pati humbjen më të lartë të karikimit. Pothuajse një e treta e energjisë humbi. Volvo XC40, i njohur në Suedi, pati një humbje karikimi prej rreth 20 për qind.
Sipas ADAC, arsyeja kryesore e humbjes është se rryma alternative nga rrjeti elektrik duhet të shndërrohet në rrymë direkte për ta ruajtur atë në bateri.
Shumë pronarë të veturave elektrike shikojnë vetëm konsumin gjatë vozitjes, por ndryshimet e mëdha në karikim tregojnë se energjia e përdorur gjatë mbushjes duhet të jetë mënyra e duhur për të matur efikasitetin.
Për automobilat me bateri të mëdha, humbja është e konsiderueshme. BMW iX, i cili ka një kapacitet neto të baterisë prej 105 kWh, duhej të ngarkohej me 125.2 kWh. Kjo do të thotë se 20 kWh humbën në rrugën drejt baterisë. E gjithë kjo, në fund të fundit, kushton para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa energji humb gjatë mbushjes së baterisë së automjetit elektrik
Një shofer i një BMW në Zvicër gjobitet me 108,500 franga – zbulohet se pse ai “duhet të gërmojë kaq thellë në portofolin e tij”
Shikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo
Rikthehet Citroën SM
A mund të ndikojë ngjyra e veturës në konsumin e karburantit?
Çfarë do të ndodhë me Golf 9?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë