LAJMI I FUNDIT:

Mario Mitaj thotë se lodhja nuk e vendosi ndeshjen

Mario Mitaj thotë se lodhja nuk e vendosi ndeshjen

Mario Mitaj ka thënë se Gjeorgjia shfrytëzoi më mirë rastet dhe kjo bëri dallimin në ndeshjen e së martës në Tiranë, ndërsa Shqipëria pësoi humbje 1-0.

Shqipëria nuk kishte asnjë goditje të saktë në portë.

“Besoj në përgjithësi kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi vrapuar shumë, kishim dy-tri raste”, ka deklaruar Mitaj pas ndeshjes.


“Por ata i shfrytëzuan rastet më mirë. S’besoj që ishte lodhja ajo që bëri të humbim ndeshjen”.

“Kishim hapësira në krahë, është dashur ta qarkullojmë topin më shumë. Gjeorgjianët i kishin dy raste i shfrytëzuan më mirë dhe fituan”.

“Edhe ne edhe gjeorgjianët ishim të lodhur. Është normale që jemi pak të lodhur, por kjo nuk vendosi ndeshjen”, shtoi mbrojtësi i majtë i Shqipërisë. /Telegrafi/