LAJMI I FUNDIT:

Administrata Biden thuhet se i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë

Administrata Biden thuhet se i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë

Administrata e presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj për luftën në Ukrainë, kanë thënë të hënën tri burime.

Një zyrtar në Kongres tha se raporti kishte mbërritur tek ligjvënësit të hënën dhe se ata nuk kanë patur ende mundësi ta shqyrtojë atë.

Dy burime të tjera, të cilat nuk pranuan të identifikohen, konfirmuan dorëzimin e raportit.


Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Kongresi ka miratuar afro 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe vendet aleate që kur Rusia nisi agresionin ndaj Kievit.

Pas muajsh të tëra vonese, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët miratoi në prill projektligjin prej 95 miliardë dollarësh që përfshinte 61 miliardë dollarë financime për Ukrainën, si dhe miliarda dollarë ndihmë për Izraelin, civilët në zonat e konfliktit në mbarë botën dhe për vendet e rajonit Indo-Paqësor që përballen me rrezikun e Kinës.

Si pjesë e projektligjit, Kongresi i kërkoi administratës së Presidentit Biden të paraqiste një strategji të detajuar për Ukrainën deri në fillim të qershorit.

Mbështetja e Presidentit Biden për Ukrainën përkrahet nga demokratët dhe shumë republikanë në Kongres.

Megjithatë, disa republikanë kanë kritikuar administratën e tij për kufizimin e mënyrës sesi Ukraina mund të përdorë armatimet amerikane, si për shembull refuzimin për dërguar armë që mund të godasin objektiva thellë brenda Rusisë, nga shqetësimi se një gjë e tillë mund të çonte në përshkallëzim të konfliktit.

Pasi kaluan disa javë dhe raporti nuk u dërgua në Kongres, disa anëtarë të Kongresit thanë se ishin zemëruar dhe se do të shqyrtonin edhe idenë e bllokimit të fondeve të mëtejshme. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori