LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e shtatores së Rugovës në Podujevë, Hyseni i LDK-së e quan mashtrues Bulliqin

Vendosja e shtatores së Rugovës në Podujevë, Hyseni i LDK-së e quan mashtrues Bulliqin

Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas vendosjes së shtatores së Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova në qytetin e llapjanëve.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot bashkërisht me familjen e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova si dhe me anëtarë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës morëm pjesë në përurimin e shtatores së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”.

:Përkundër faktit se vendosja në këtë moment e kësaj shtatoreje është një përpjekje për të përfituar politikisht, prania jonë aty ishte në shenjë nderimi e respektimi të arkitektit të Republikës sonë, Dr. Ibrahim Rugova. Prania jonë në këtë ceremoni është po ashtu dëshmi e besnikërisë ndaj vet Presidentit Rugova dhe LDK-së”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.


Hyseni ka thënë se “as të tjerët, e as Bulliqi që deri dje ishte në struktura të larta të LDK-së në Podujevë, nuk qenë në gjendje as ta propozojnë e as ta bëjnë një shtatore të tillë, por e bëri e sot për të përfituar edhe një herë në emër të Presidentit Rugova dhe të LDK-së”.

“Vendosja e saj po bëhet në prag të një fushate zgjedhore, nga një mashtrues tipik, i cili herë thirret në Ibrahim Rugovën e në të djathtën, herën në Albin Kurtin e në të majtën, me qëllim të mbijetesës së tij politike e realizimit të interesave puro personale”.

Më tej ai ka thënë se “e djathta dhe e majta janë thellësisht e thelbësisht të ndryshme, ashtu siç janë thelbësisht të ndryshëm Ibrahim Rugova e Albin Kurti”.

“Prandaj, secili që është me të djathtën, me Rugovizmin nuk përfundon në prehrin e Albin Kurtit, siç ka përfunduar një mashtrues i llojit të Shpejtim Bulliqit, i cili s’ka lënë rast pa përfituar nga LDK-ja sa ishte në pushtet, e për të ruajtur e zhvilluar edhe më ambiciet e tij politike e biznesore tradhtoi LDK-në duke përfituar nga LVV”, tha ai.

Hyseni nuk ka kursyer mllefin ndaj kryetarit aktual të Komunës, duke thënë se “Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi. Sepse, ky nuk është nder. Ky është kalkulim për përfitim në emrin e Ibrahim Rugovës duke i shërbyer Albin Kurtit, por jam i bindur plotësisht se qytetarët llapjan e kanë kuptuar fytyrën e vërtetë të tij”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori