LAJMI I FUNDIT:

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim
Foto: Ilustrim

E plotësuar (09:55) Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se dy pika kufitare me Serbinë janë të mbyllura, ajo në Bërnjak dhe tjetra në Merdar.

Ndërkaq, në pikën kufitare Jarinjë aktualisht ka qarkullim.

Ekstremistë të maskuar janë grumbulluar brenda territorit të Serbisë, në afërsi të pikave kufitare me Kosovën ku po ndalin udhëtarët me dokumente të Kosovës dhe nuk po i lënë të lëvizin.


“Në pikën kufitare në Jarinjë për momentin ka qarkullim”, tha për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se dy pika kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Merdar janë të mbyllura, ndërkaq pika Jarinjë është e bllokuar për poseduesit e dokumenteve të Republikës së Kosovës.

Pikat kufitare të mbyllura në hyrje dhe dalje janë pika Bërnjak dhe Merdar, ndërkaq pika Jarinjë është e bllokuar për poseduesit e dokumenteve të Republikës së Kosovës.

Kjo pasi ekstremistë të maskuar janë grumbulluar brenda territorit të Serbisë, në afërsi të pikave kufitare me Kosovën ku po ndalin udhëtarët me dokumente të Kosovës dhe nuk po i lënë të lëvizin.

Pas këtyre veprimeve, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdar”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se “në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”.

Sveçla më herët tha se pikëkalimet janë mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.

Për situatën ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në një adresim në platformën X ajo ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiqit.

“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiqit po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar”, ka shkruar Gërvalla.

“Vuçiqi vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për integrimin evropian ndërkohë që përshkallëzon situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht çështjes së litiumit”, vijon tutje kryediplomatja e Kosovës.

Ajo thotë se Kosova do ta mbajë këtë pikë kufitare të mbyllur derisa të sigurohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të jenë të mbrojtur nga skenat e rënda të kriminelëve serbë të maskuar që ndjekin dhe kërcënojnë.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të veprojnë me vendosmëri për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiqit, përpara se ai të shkaktojë luftë”, përfundon reagimin Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori