LAJMI I FUNDIT:

Aguero zbulon zgjedhjen e tij për fituesin e Topit të Artë 2024 – ai vjen nga Man City

Aguero zbulon zgjedhjen e tij për fituesin e Topit të Artë 2024 – ai vjen nga Man City

Legjenda argjentinase, Sergio Aguero nuk hezitoi të zgjedhë mesfushorin Rodri si fitues të Topit të Artë të këtij viti.

Të mërkurën mbrëma, France Football publikoi 30 emrat e futbollistëve të nominuar për Topin e Artë 2024, ceremonia e të cilit do të mbahet me 28 tetor në Paris.

Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingam, Dani Carvajal dhe Kylian Mbappe shihen si emrat më favorit për të fituar çmimin më të madh individual.


Megjithatë, ish-ylli i Atletico Madridit dhe Cityt, Aguero, mendon se Rodri duhet të fitojë Topin e Artë këtë vit.

Legjenda e klubit nga Etihad beson se roli i Rodrit në triumfin e Cityt në Ligën Premier sezonin e kaluar, shoqëruar me udhëtimin e tij në fitoren e Spanjës në Euro 2024 e bën atë një favorit të qartë.

“Rodri e meriton. Një vit i përsosur, ju e meritoni atë [Topin e Artë]. Hajde Rodri!”, ka thënë Aguero kur u pyet për mendimet e tij për këtë çështje.

Ndryshe, Rodri është ndër katër lojtarët e Cityt që janë nominuar; Erling Haaland, Phil Foden dhe Ruben Dias janë gjithashtu në garë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Arsenali konsideroi lëvizjen surprizë për yllin e Ligës Premier para se të nënshkruante me Sterling

Arsenali konsideroi lëvizjen surprizë për yllin e Ligës Premier para se të nënshkruante me Sterling

Premier League
Rodri zbulon emrin e trajnerit që e mësoi të jetë

Rodri zbulon emrin e trajnerit që e mësoi të jetë "djalë i keq" në fushë

La Liga
Kalo në kategori