LAJMI I FUNDIT:

Dy persona nga Velesi dyshohen për tregti me drogë, dërgohen në paraburgim

Dy persona nga Velesi dyshohen për tregti me drogë, dërgohen në paraburgim

Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë bashkëkryer vepër penale – “Prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas të nenit 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

“Të dyshuarit, një burrë nga Velesi dhe një grua nga Velesi, transportonin drogë narkotike nga Shkupi në Veles me veturë të pasagjerëve BMW me targa të Shkupit, të cilën e kishin blerë më parë. Policia gjatë kontrollit të automjetit në afërsi të pikëpagesës në afërsi të Sopotit ka gjetur 13,16 gramë heroinë dhe 13,17 gramë përzierje kafeinë dhe paracetamol, e cila përdoret si aditiv për shtimin e peshës së disa barnave, si dhe ka gjetur edhe para që dyshohet se vijnë nga shitja e paligjshme e drogës”.

“Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Veles propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun e ikjes së tyre dhe përsëritjes së veprës penale”, thonë nga Prokuroria.