LAJMI I FUNDIT:

CNN siguroi pamjet: Rusët vranë pa mëshirë ushtarët ukrainas që u dorëzuan

CNN siguroi pamjet: Rusët vranë pa mëshirë ushtarët ukrainas që u dorëzuan

CNN ka siguruar një video që tregon forcat ruse duke vrarë pa mëshirë ushtarët ukrainas që janë dorëzuar.

Në video shfaqen ukrainasit që ecin në mes të një shtegu me pluhur, më pas bien në gjunjë me duart në kokë. Disa sekonda më vonë, pamjet e dronëve ukrainas tregojnë se ata janë të shtrirë me fytyrë poshtë, të palëvizshëm.

Pamjet e muajit gusht, të marra gjatë luftimeve pranë Pokrovsk në Ukrainën lindore, tregojnë ekzekutimin e tre ushtarëve ukrainas që u dorëzuan. Gjithnjë e më shumë ka incidente të tilla.


Burimet e inteligjencës ukrainase të mbrojtjes i dhanë CNN një listë me 15 raste të dokumentuara gjatë vitit të kaluar, në të cilat rusët vranë ushtarë ukrainas që ishin dorëzuar në vend që t’i merrnin si të burgosur.

Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës po heton 28 incidente të tilla që nga fillimi i luftës, në të cilat u vranë 62 ushtarë ukrainas.

“Nëse ushtarët dorëzohen, nëse tregojnë qartë se janë dorëzuar, nëse nuk kanë armë në duar – atëherë ekzekutimi i përmbledhur është një krim lufte”, tha Andriy Kostin, kryeprokurori i Ukrainës.

Disa ushtarë rusë janë sjellë para drejtësisë për krime të tilla. Për shembull, prokurorët ukrainas deklarojnë se një ish-i burgosur rus, i liruar në mënyrë që të mund të luftonte, qëlloi një ushtar ukrainas në Zaporizhzhia në muajin janar, ndërsa ai po dilte nga një llogore pranë Priyutna me duart e ngritura. Ata bashkëngjiten një filmim me dron si dëshmi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet

Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet

Botë
Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Evropa
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
CNN siguroi pamjet: Rusët vranë pa mëshirë ushtarët ukrainas që u dorëzuan

CNN siguroi pamjet: Rusët vranë pa mëshirë ushtarët ukrainas që u dorëzuan

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Kalo në kategori