LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi kryediplomaten finlandeze, flasin për thellim të bashkëpunimit

Kurti takoi kryediplomaten finlandeze, flasin për thellim të bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, me të cilën biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat janë të bazuara në vlera dhe bindje të përbashkëta

Sipas njoftimit nga Qeveria, u bisedua për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare pas themelimit të Odës Ekonomike Kosovë-Finlandë në vitin 2023 dhe Odës Ekonomike Nordike në vitin 2023, ndërkaq, në anën tjetër, në zhvillimet rajonale dhe në kontinent, nevojën për një BE dhe NATO sa më të fuqishme në dritën e invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Kryeministri shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, duke përfshirë këtu përkrahjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimin evropian, kontributin në siguri dhe sundim të ligjit nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e NATO-s, KFOR dhe misionin e BE-së, EULEX, si dhe në zhvillimin social dhe ekonomik në vend përmes agjencisë zhvillimore të saj, FINNIDA, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


“Është një nder dhe kënaqësi e madhe që ju mirëpresim sot në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, e cila ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendin tuaj. Ne e vlerësojmë lart vizitën tuaj dhe mezi presim që të zgjerojmë bashkëpunimin në fushat ekzistuese por edhe në fusha të reja”, u shpreh kryeministri.

Ai e uroi ministren Valtonen, shtetin e Finlandës dhe popullin finlandez për anëtarësimin në NATO në prill të vitit të kaluar, duke theksuar se anëtarësimi në këtë organizatë dhe aleancë veri-atlantike është po ashtu qëllim i Republikës së Kosovës, që sikurse Finlanda kufizohet me një fqinj autokrat dhe agresiv që rrezikon paqen dhe sigurinë rajonale.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Valtonen gjithashtu biseduan edhe për diasporën tonë në Finlandë dhe për potencialin që ajo ka për të luajtur një rol edhe më të madh në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve tona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori