LAJMI I FUNDIT:

Duhan, speca e alkool – parandalohen tri raste të kontrabandës në brezin kufitar me Serbinë

Duhan, speca e alkool – parandalohen tri raste të kontrabandës në brezin kufitar me Serbinë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia e “TASK FORCE” Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës njofton për tri raste të ndara që kanë rezultuar me parandalimin e kontrabandimit të mallrave të ndryshme, në brezin kufitar me Serbinë.

Njoftimi i Policisë:


Rasti nr. 1:

Më datën 05.09.2024, rreth orës 06:35, në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë SRB dhe fshatit Stublinë –RKS,  është vërejtur një automjet me  targa serbe, nën dyshimin se ishte duke bërë kontrabandim me mallra.

Automjeti i dyshuar i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull, është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuar disa thasë, ku në brendësi kishte duhan me peshë nga 500 gramë.

Duhani ishte i llojeve të ndryshme si: Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako dhe arrinte në peshë të përgjithshme prej gjithsej 340 kg dhe për të njëjtin posedonte dokument mbi prejardhjen e mallit, ndërsa vlera  e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 euro.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin kompetent, kurse malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejme sipas kompetencës.

Rasti nr. 2:

Më datën 04.09.2024, rreth orës 18:40, në brezin kufitar në mes të fshatit Breznicë SRB dhe fshatit Karaçevë e Poshtme – RKS, është vërejtur një automjet me targa vendore duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti kishte pasur të ngarkuara 798 shishe me birra Zajrqasko (me nga 0.5 litër) pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Rasti nr. 3:

Më datën 04.09.2024, rreth orës 19:50, në brezin kufitar në mes të fshatit Breznicë SRB dhe fshatit Karaçevë e Poshtme – RKS, është vërejtur një automjet me targa vendore duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit, i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 27 pako me speca në peshë rreth 300 kg pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Lidhur me rastin automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedurat e mëtejme.

“Automjeti i dyshuar është arrit të ndalet gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci, i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit të zi ku në brendësi kishte duhan me peshë nga 500 gram gjithsej 340 kg të llojeve te ndryshme si: Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako.

Vlera  e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori