LAJMI I FUNDIT:

Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë të mërkurën se Turqia dëshiron të thellojë lidhjet e saj me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore, pas bisedimeve me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Ankara.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me al-Sisi, Erdogan tha se të dy vendet kishin riafirmuar vullnetin e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet në çdo fushë, duke përfshirë tregtinë, mbrojtjen, shëndetin, energjinë dhe çështjet mjedisore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministrat nga të dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh përpara deklaratave të liderëve.


Pas një dekade marrëdhëniesh të ftohta, të dy udhëheqësit thanë se kishin kthyer një “faqe të re” në marrëdhëniet e tyre në shkurt, kur Ergodan vizitoi Kajron.

Në vitin 2013, Ankaraja dhe Kajro ndërprenë lidhjet pasi al-Sisi, atëherë ministër i mbrojtjes, rrëzoi presidentin islamist Mohamed Morsi, një aleat i Turqisë dhe pjesë e lëvizjes Vëllazëria Myslimane.

Erdogan tha në atë kohë se ai kurrë nuk do të fliste me “askë” si al-Sisi, i cili në vitin 2014 u bë president i kombit më të populluar të botës arabe.

Por marrëdhëniet mes dy tyre janë “ngrohur” gjatë dy viteve të fundit, interesat e tyre janë të lidhura në disa çështje, duke përfshirë luftën Izrael-Hamas në Gaza.

Dhe pavarësisht dekadës së “largimit”, tregtia midis dy vendeve nuk pushoi kurrë: Turqia është partneri i pestë më i madh tregtar i Egjiptit, ndërsa Egjipti është më i madhi i Turqisë në Afrikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Turqia
Kalo në kategori