LAJMI I FUNDIT:

BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria

BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria

Në përvjetorin e 34-të të Grevës së Madhe të 3 Shtatorit 1990, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka rikujtuar rëndësinë historike të kësaj greve, e cila shënoi një moment kyç në luftën për autonomi dhe të drejta njerëzore në Kosovë.

Greva, e organizuar nga BSPK, përfshiu punëtorë, studentë dhe qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke qenë një simbol i rezistencës paqësore kundër regjimit shtypës serb.

“Greva e Madhe e 3 Shtatorit 1990 tregoi botës se si duhen mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe se si duhet kundërvënë masave shtypëse në mënyrë paqësore,” thuhet në njoftimin e BSPK-së.


Greva jo vetëm që kërkoi kthimin e autonomisë së Kosovës, por edhe mbrojtjen e institucioneve kulturore dhe arsimore shqiptare.

Në komunikatë, BSPK nënvizon se, pavarësisht se sot Kosova gëzon demokraci dhe pavarësi, mirëqenia ekonomiko-sociale e punëtorëve mbetet e pamjaftueshme.

“Përkitazi me këtë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret Partnerin e vet Social – Qeverinë të nisë dialogun e mirëfilltë social,” thuhet në njoftim.

BSPK kërkon konstituimin e Këshillit Ekonomiko Social dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke theksuar nevojën për të dëgjuar zërin e sindikatave në këto procese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori