LAJMI I FUNDIT:

Drita e nis me fitore kampionatin, mposht Ferizajn në shtëpi

Drita e nis me fitore kampionatin, mposht Ferizajn në shtëpi

Drita e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës duke mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Ferizajt.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kontrolluar tempon e lojës, madje duke rrezikuar në dy raste portën e Terziqit.

Fillimisht tentoi Iljasa Zulfiu në minutën e 27-të por gjuajtja e tij shkoi jashtë dhe më pas Albert Dabiqaj në minutën e 32-të me kokë gjuajti mbi portë.


Mysafirët morën një goditje të madhe kur në minutën e 35-të mbetën me një lojtar më pak në fushë pas dy kartonëve të verdhë të Arlind Shabanit.

Ferizaj rastin më ideal në këtë takim e kishte në minutën e 59-të përmes Edon Sadriut i cili lëshoi një mundësi të artë shënimi.

Drita në ndërkohë rriti intensitetin duke marrë parasysh avantazhin numerik në fushë dhe pas disa tentimeve, ia dolën ta gjejnë golin.

Ishte Almir Ajzeraj ai i cili u përkujdes për t’i dhënë epërsinë Dritës duke shënuar për 1-0 pas asistimit nga Besnik Krasniqi.

Drita e gjeti golin edhe njëherë tjetër në minutën e 90-të, ku autor i saj ishte Arb Manaj që realizoi për 2-0 pas asistimit të Almir Ajzerajt.

Deri në fishkëllimën e fundit Ferizaj ia doli ta gjejë golin me anë të Edon Sadriut nga penalltia për 2-1, por të besuarit e Zekirija Ramadanit shënuan edhe një herë tjetër.

Ishte Ilir Mustafa ai që vulosi fitoren e Dritës me rezultat 3-1 duke shënuar me kokë pas krosimit të Besnik Krasniqit.

Drita tani ka 3 pikë dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë, por ka tri ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Ferizaj tani ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe numëron vetëm katër pikë në pozitën e shtatë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore