LAJMI I FUNDIT:

Po shikonte podcast në telefon derisa po ngiste kamionin, britaniku përplaset me veturën e parkuar – për pak sa nuk shtyp edhe disa persona

Po shikonte podcast në telefon derisa po ngiste kamionin, britaniku përplaset me veturën e parkuar – për pak sa nuk shtyp edhe disa persona

Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i një kamioni i cili po kërkonte në telefonin e tij një podcast, përplaset në veturën e përkuar në skaj të rrugës, dhe për pak sa nuk i godet personat që gjendeshin në trotuar.

Kamera e vendosur brenda kabinës së kamionit të 44-vjeçarit Raymond Catterall, shfaq momentin kur derisa po lëvizte me kamion në një autostradë në Britani të Madhe, shikon telefonin, transmeton Telegrafi.

Në një moment shpërqendrimi ai godet veturën e parkuar në skaj të rrugës, dhe për pak sa nuk i shtyp disa persona që ishin në skaj të rrugës.


Catterall i cili është nga Merseyside, është shpallur fajtor për vozitje të rrezikshme nga gjykata në Caernarfon. Ai u dënua me 8-muaj burgim si dhe për 18-muaj i është konfiskuar patentë-shoferi.

Aksidente të tilla nga pakujdesia dhe përdorimi i telefonave nuk është i rrallë në pothuajse çdo vend të botës, kurse autoritetet bëjnë thirrje që telefonat të lihen anash gjatë ngasjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Azia
Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Evropa
Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Evropa
Kalo në kategori