LAJMI I FUNDIT:

Guardiola zbulon se çfarë ka ndryshuar Haaland për t’u bërë edhe më i mirë këtë sezon

Guardiola zbulon se çfarë ka ndryshuar Haaland për t’u bërë edhe më i mirë këtë sezon

Pep Guardiola ka zbuluar se çfarë ka ndryshuar Erling Haaland këtë verë në mënyrë që të bëhet edhe më i mirë këtë sezon.

Të shtunën, Haaland e vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme në këtë fillim të sezonit, duke shënuar het-trik në fitoren me rezultat 3-1 ndaj West Hamit.

24-vjeçari tani numëron shtatë gola në tri takime të luajtura, pasi ka shënuar ndaj Chelseat në xhiron hapëse dhe pastaj një het-trik në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Ipswich Town.


Me 70 gola të shënuar në 69 ndeshje në Ligën Premier, Haaland padyshim është njëri prej sulmuesve më të mirë që ka zbarkuar në Angli.

Guardiola hezitoi që të flasë për vështirësitë e Haaland gjatë sezonit, por më herët këtë verë zbuloi se ylli norvegjez nuk ishte në formë optimale sezonin e kaluar.

“Pas sezonit 2022/2023, ai pati vështirësi, ndoshta për shkak se nuk ka pasur shumë pushim”, ka thënë fillimisht Pep.

“Më kujtohet në fillim kur më thoshte, ‘Jam ende i lodhur, nuk kam më fuqi’”.

“Ai qëndron rreth 20 minuta ose gjysmë ore pas seancës stërvitore dhe praktikon finishin e aksioneve, kontrollin e topit dhe pasimet e shkurta”, ka zbuluar Guardiola.

“Sezonin e kaluar, ai as edhe një herë nuk e bëri këtë (punë shtesë), sepse nuk ndihej mirë. I lodhur, i mërzitur, shumicën e sezonit”, përfundoi 53-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Superliga
Kalo në kategori