Votuesit në dy shtetet lindore të Gjermanisë, do të hedhin votën e tyre në zgjedhjet në të cilat e djathta ekstreme pritet të performojë fuqishëm.
Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka qenë në krye të sondazheve në Turingia përpara votimit të së dielës, ndërsa partia ka garuar kokë e kokë për vendin e parë me Unionin DemoKristian (CDU) në Saksoni.
Partia Social-Demokrate (SPD) e kancelarit Olaf Scholz dhe partnerët e saj të koalicionit, kanë pasur vështirësi në sondazhet e fundit, transmeton Telegrafi.
Të shtunën, mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin rajonal të Turingisë, Erfurt, duke denoncuar AfD-në anti-emigrante si fashistë. AfD thotë se Gjermania duhet të dëbojë emigrantët e paligjshëm.
Qendrat e votimit në të dy shtetet gjermane janë planifikuar të hapen në orën 08:00 me orën lokale. Në Turingi, AfD pritet gjerësisht të shfaqet si partia më e madhe.
Ndërkohë, SPD – së bashku me partnerët e saj të koalicionit të Gjelbër dhe Liberal – kanë qenë aq keq në Turingi, sa mund të mos marrin as edhe një vend të vetëm në parlamentin e shtetit.
AfD klasifikohet zyrtarisht si ekstremiste e krahut të djathtë në Turingi, ndërsa lideri i saj shumë i diskutueshëm rajonal Björn Höcke u gjobit kohët e fundit për përdorimin e një slogani nazist – megjithëse ai e mohon ta bëjë këtë me vetëdije.
Në Saksoni, AfD po konkurron për vendin e parë me CDU. Edhe nëse AfD del si partia më e madhe në të dy shtetet, kjo nuk do të thotë se do të marrë pushtetin, pasi partitë e tjera politike kanë përjashtuar publikisht çdo bashkëpunim me të për të formuar një shumicë.
Megjithatë, rezultatet e sondazhit do të shihen si një provë përpara zgjedhjeve federale të Gjermanisë në vitin 2025. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia
Kaos në aeroportin e madh të Londrës pas evakuimit për shkak të ‘sendit të dyshimtë’ në një bagazh
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t’i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje