LAJMI I FUNDIT:

NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

NATO është shprehur e zhgënjyer lidhur me aksionin e së premtes në veri të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele serbe.

Përmes një postimi në platformën X, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah tha se aksionet e së premtes në veri të Kosovës ishin të pakoordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve për ta bërë këtë.

“Jemi shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura [nga autoritetet e Kosovës] për ta bërë këtë”.


Dakhlallah tha se KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të implementuar mandatin e tij në kuadër të Rezolutës së OKB-së për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar tutje zëdhënësja e NATO-s.

Edhe Bashkimi Evropian tha gjatë ditës se është “i zhgënjyer” nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe ata të sigurisë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se aksioni i 30 gushtit, i ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri të Kosovës, “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”.

Sipas tij, ky aksion “mund të çojë në përshkallëzim të mëtejmë të situatës veçse të paqëndrueshme”.

Aksioni i 30 gushtit është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë shprehur shqetësimet për veprimet “e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës. Uashingtoni ka thënë se këto veprime pasqyrojnë përkeqësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori