LAJMI I FUNDIT:

Declan Rice u përjashtua me të kuq për ‘vendimin më të keq që do të shihni ndonjëherë’

Declan Rice u përjashtua me të kuq për ‘vendimin më të keq që do të shihni ndonjëherë’

Tifozët e Arsenalit, por edhe futbolldashësit kanë mbetur të habitur pas përjashtimit me të kuq të mesfushorit Declan Rice në ndeshjen kundër Brightonit.

Sot (e shtunë) pasdite, Topçinjtë mirëpritën Brighton në Emirates Stadium në ndeshjen e javës së tretë të Ligës Premier.

Djemtë e Mikel Artetës e nisën shkëlqyeshëm ndeshjen pasi dominuan pjesën e parë dhe përfundimisht kaluan në epërsi 1-0 falë golit të Kai Havertz në minutën e 38-të.


Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, Arsenali u reduktua në 10 lojtarë pasi mesfushori Rice mori kartonin e dytë të verdhë.

Fillimisht, tifozët u tërbuan pasi përsëritjet treguan se anglezi u godit aksidentalisht nga ylli i Brighton, Joel Veltman, i cili humbi topin.

Megjithatë, më pas u kuptua nga njoftimi i faqes zyrtare të Ligës Premier se Rice në të vërtetë e largoi topin nga mbrojtësi i Brighton në një përpjekje për të vonuar rifillimin e ndeshjen.

Komentatorët e TNT Sports, Darren Fletcher dhe Ally McCoist, por edhe tifozët dhe shikuesit e ndeshjes mbetën të hutuar se pse Rice mori kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Liverpooli kompleton transferimin e dytë të verës pak orë pas përfundimit të afatit kalimtar

Liverpooli kompleton transferimin e dytë të verës pak orë pas përfundimit të afatit kalimtar

Premier League
Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

Premier League
Hansi Flick ‘i qon në qiell’ lojtarët e Barcelonës pas debaklit që i shkaktuan Valladolidit

Hansi Flick ‘i qon në qiell’ lojtarët e Barcelonës pas debaklit që i shkaktuan Valladolidit

La Liga
Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Premier League
Evertoni ka përfshirë një klauzolë gjeniale në marrëveshjen e huazimit të Armando Brojës

Evertoni ka përfshirë një klauzolë gjeniale në marrëveshjen e huazimit të Armando Brojës

Premier League
Kalo në kategori