LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ndalet me barazim në shtëpi ndaj Brightonit

Arsenali ndalet me barazim në shtëpi ndaj Brightonit

Arsenali ka barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka arritur ta marrë fitoren e tretë radhazi nga po kaq ndeshje, pasi ështrë ndalur nga Brightoni në Emirates.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të dhe ishte Kai Havertz, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0, pas asistimit të Bukayo Saka.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijuan më shumë, por kjo për faktin se Arsenali mbeti pa shërbimet e Declan Rice që u ndëshkua me të kuq në minutën e 49-të.

Pas këtij ndëshkimi, Brightoni rriti sulmet dhe në minutën e 58-të arriti të barazoj shifrat në 1-1 me anë të Joao Pedros.

Arsenali pat një mundësi ideale me Havertz (75’), por portieri ia mohoi golin, ndërsa edhe rastet tjera mbeten pa u konkretizuar dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Brighton e sheh veten në pozitën e parë me shtatë pikë, po aq sa ka Arsenali në vendin e dytë.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali udhëton te Tottenham Hotspur, ndërsa Brightoni e pret Ipsëich Toën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Evertoni ka përfshirë një klauzolë gjeniale në marrëveshjen e huazimit të Armando Brojës

Evertoni ka përfshirë një klauzolë gjeniale në marrëveshjen e huazimit të Armando Brojës

Premier League
Declan Rice u përjashtua me të kuq për 'vendimin më të keq që do të shihni ndonjëherë'

Declan Rice u përjashtua me të kuq për 'vendimin më të keq që do të shihni ndonjëherë'

Premier League
Dhjetë lojtarët më të vlefshëm që klubet mund t’i transferojnë edhe pas përfundimit të afatit kalimtar

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm që klubet mund t’i transferojnë edhe pas përfundimit të afatit kalimtar

Ndërkombëtare
Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Premier League
Marrëveshja dështoi, por tani është zbuluar kontrata që Chelsea i ka ofruar Osimhenit

Marrëveshja dështoi, por tani është zbuluar kontrata që Chelsea i ka ofruar Osimhenit

Premier League
Kalo në kategori