LAJMI I FUNDIT:

Nuk këndellet Real Madridi, ndalet edhe nga Las Palmas

Nuk këndellet Real Madridi, ndalet edhe nga Las Palmas

Real Madridi nuk e ka filluar mirë sezonin 2024/25, pasi ka dy barazime dhe një fitore në La Liga.

Los Blancos fillimisht ishin ndalur nga Mallorca, kishin fituar ndaj Valladolidit, ndërsa sonte barazuan 1-1 me Las Palmas.

Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Alberto Moleiro, që u asistua prej McBurnie.


Federico Valverde dhe Antonio Rudiger kishin rastet më të mira shënimi, por që të dy nuk arritën të shënonin.

Në pjesën e dytë, Real Madridi kërkonte më shumë, por që arriti vetëm golin e barazimit dhe atë përmes penalltisë.

Kylian Mbappe tentoi në minutën e 56-të, mirëpo portieri Jasper Cillessen bëri një pritje fantastike.

Nga një penallti e fituar prej Arda Guler, Vinicius Junior i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 69-të.

Mysafirët tentonin të merrnin pikët e plota, por që Carlo Ancelotti duhej të kënaqej me një pikë.

Pas javës së tretë, Real Madridi ka pesë pikë, katër më pak se Barcelona që ka fituar të gjitha ndeshjet. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Klubi anglez do të tentojë për Edon Zhegrovën brenda 24 orëve të ardhshme

Klubi anglez do të tentojë për Edon Zhegrovën brenda 24 orëve të ardhshme

Premier League
Kompletohet shorti i Ligë së Kampionëve për edicionin 2024/25:  Të gjitha ndeshjet e secili nga 36 ekipet pjesëmarrëse

Kompletohet shorti i Ligë së Kampionëve për edicionin 2024/25:  Të gjitha ndeshjet e secili nga 36 ekipet pjesëmarrëse

Liga e Kampionëve
Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve

Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shorti me Barcelonën, Muller i dërgon mesazh Hansi Flickit

Shorti me Barcelonën, Muller i dërgon mesazh Hansi Flickit

Liga e Kampionëve
Sa pikë ju nevojiten klubeve për t'u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me formatin e ri?

Sa pikë ju nevojiten klubeve për t'u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me formatin e ri?

Liga e Kampionëve
Si dolën nga shorti pesë klubet e Serie A: Kundërshtarët e Interit, Juventusit, Milanit, Atalantas dhe Bolognas

Si dolën nga shorti pesë klubet e Serie A: Kundërshtarët e Interit, Juventusit, Milanit, Atalantas dhe Bolognas

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori