LAJMI I FUNDIT:

Andrea Pirlo shkarkohet nga Sampdoria

Andrea Pirlo shkarkohet nga Sampdoria

Sampdoria ka konfirmuar se Andrea Pirlo është shkarkuar nga detyra e tij si trajner pas 14 muajsh në krye të klubit të Serie B.  

Ish-reprezentuesi legjendar i Italisë largohet nga klubi pas një fillimi të vështirë në sezonin 2024-25, pasi ka marrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet hapëse, gjë që e ka lënë Sampdorian të dytën nga fundi në nivelin e dytë.  

Sampdoria barazoi me në ndeshjen hapjes të sezonit, por më pas pësoi humbje nga Reggiana dhe Salernitana.  


Sampdoria gjithashtu nuk arriti të promovohej sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin në vendin e shtatë me 55 pikë, 18 më pak se Como.  

Sampdoria ka konfirmuar se stafi i trajnerëve të Pirlos janë larguar të gjithë nga klubi gjithashtu, përkatësisht Roberto Baronio, Mauro Bertoni, Nicola Pavarini dhe Raffaele Clemente.  

Sampdoria ishte skuadra e tretë që Pirlo ka drejtuar, pas periudhave të tij në krye të Juventusit dhe Fatih Kamagumruk në Super Ligën Turke.  

Andrea Sottil është favorit për të zëvendësuar Pirlon te Sampdoria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohet shorti i Ligë së Kampionëve për edicionin 2024/25:  Të gjitha ndeshjet e secili nga 36 ekipet pjesëmarrëse

Kompletohet shorti i Ligë së Kampionëve për edicionin 2024/25:  Të gjitha ndeshjet e secili nga 36 ekipet pjesëmarrëse

Liga e Kampionëve
Short i vështirë për Leverkusenin e Xhakës, Bayerni dhe Dortmundi më shumë fat

Short i vështirë për Leverkusenin e Xhakës, Bayerni dhe Dortmundi më shumë fat

Bundesliga
Nga të gjitha top klubet, PSG me shortin më të pafat - përballje

Nga të gjitha top klubet, PSG me shortin më të pafat - përballje "ferri" për parisienët

Liga e Kampionëve
Klubet nga La Liga mësojnë kundërshtarët në LK: Lehtë për Barcelonën dhe Atleticon, jo edhe për Real Madridin

Klubet nga La Liga mësojnë kundërshtarët në LK: Lehtë për Barcelonën dhe Atleticon, jo edhe për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Si dolën nga shorti pesë klubet e Serie A: Kundërshtarët e Interit, Juventusit, Milanit, Atalantas dhe Bolognas

Si dolën nga shorti pesë klubet e Serie A: Kundërshtarët e Interit, Juventusit, Milanit, Atalantas dhe Bolognas

Liga e Kampionëve
Ditët e fundit të afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur disa goditje

Live Ditët e fundit të afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur disa goditje

Ndërkombëtare
Kalo në kategori