MPJ e Bullgarisë: Përpjekjet për të rinegociuar detyrimet mund ta largojnë Maqedoninë e Veriut nga fillimi i negociatave me BE-në
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me fjalimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duhet të jetë e qartë për ata që janë në pushtet në Shkup se përpjekjet për të ngritur ide për rinegocim të detyrimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare mund të çojnë vetëm në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Deklarata e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fatkeqësisht edhe një herë haptas vë në pikëpyetje perspektivën evropiane të vendit të tij”, thuhet në qëndrimin në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në tekst thuhet se, edhe pse sipas detyrës zyrtare, qeveria bullgare është plotësisht legjitime dhe mbetet e hapur për dialog me RMV-në, pasi nuk përfshin rinegocimin e angazhimeve tashmë të ndërmarra nga Shkupi.
Ky reagim vjen pasi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mërkurën, tha se si Qeveri mbeten të përkushtuara për këtë çështje dhe se do të vazhdojnë të punojnë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, pasi të zgjidhet qeveria politike në Bullgari.
Pastaj Mickoski tha se shpreson që pas zgjedhjeve për parlamentin bullgar të 27 tetorit, të ketë një qeveri të rregullt që do të gjejë zgjidhje për “bllokadën dhjetëvjeçare të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut” dhe se do të presë zgjedhjen e një kabineti të rregullt në Bullgari për të filluar dialogun me të./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme