Kremlini hodhi poshtë të mërkurën mundësinë e bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për një plan që ai kishte për t’i dhënë fund luftës dhe tha se Rusia do të vazhdojë atë që e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.
Zelensky tha të martën se do t’ia paraqesë planin e tij – detaje të plota për të cilat ai nuk i zbuloi publikisht – presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe dy pasardhësve të tij të mundshëm.
Zelensky, duke iu drejtuar një konference shtypi, tha se inkursioni tre-javor i Kievit në rajonin e Kurskut të Rusisë ishte pjesë e planit të tij, por se ai përfshin gjithashtu hapa të tjerë në frontin ekonomik dhe diplomatik.
Ideja, tha Zelenskyy – i cili po i bën presion Uashingtonit të lejojë forcat e tij të përdorin armë me rreze të gjatë të furnizuar nga SHBA për të goditur thellë brenda Rusisë – ishte të detyronte Moskën t’i jepte fund luftës.
“Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla nga përfaqësues të regjimit të Kievit. Ne jemi të vetëdijshëm për natyrën e këtij regjimi të Kievit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet për planin e Zelensky.
“Ne po vazhdojmë operacionin tonë special ushtarak dhe do t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona”, ka shtuar ai.
Rusia është aktualisht e angazhuar në zmbrapsjen e inkursionit ukrainas që filloi më 6 gusht dhe po ecën përpara me ofensivën e saj në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.
Peskov tha gjithashtu se Rusia mbështeti pikëpamjen e Indisë për nevojën për një zgjidhje paqësore, por tha se ishte “më se e qartë” se nuk kishte asnjë bazë për bisedime tani.
Kryeministri indian Narendra Modi tregoi të martën se i kishte thënë presidentit rus Vladimir Putin në një telefonatë se ai mbështeste një zgjidhje të hershme paqësore të konfliktit të Ukrainës, disa ditë pasi Modi zhvilloi bisedime me Zelenskyn në Kiev. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova