Zëvendëskyrministrja dhe njëkohësisht edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në Shqipëri, Belinda Balluku, i është përgjigjur sot interesit të gazetarëve për eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.
Ajo hedh poshtë përfshirjen e Autoritetit Portual të Durrësit në këtë çështje dhe përgjegjësinë ia faturon koncensionarit evropian që operon në këtë port.
Sipas saj Autoriteti Portual i Durrësit me koncensionarin që ka kryer këto transporte janë dy etnitete konkurrente.
“Kjo çështje ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe dua t’i bëj thirrje medias e opinionit që të tregohen të kujdesshëm tek analizojnë këtë këtë çështje që përveçse delikate është dhe shumë të komplikuar nga ana juridike e proceduriale. Të gjitha analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë dhe do të ishte e udhës që të prisnim vendimet që do të dalin nga të gjitha proceset që kanë nisur sa i përket kësaj çështjeje. Çështja ka marrë emrin porti i Durrësit, por Autoriteti Portual i Durrësit dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme janë dy gjëra të ndryshme, përshihet MIE, Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera”, the Balluku.
Balluku tha se transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në vitin 1998 dhe për të ka një protokoll të veçantë.
“Transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në vitin 1998. Ka një protokoll të mirëfilltë për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave, nuk është asgjë e re ka edhe tranzitim dhe eksport të mbetjeve të rrezikshëm që janë të koduara në bazë të kodeve evropiane të transportit të këtyre mbetjeve. Ka qenë një procedurë normale deri ditën kur ka marrë këtë përmasë mediatike nga anëtarët e konventës së Bazelit”.
Ajo theksoi se “Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces duke qenë se të gjithë jeni në dijeni, që janë proceduar nga një prej koncensionarëve evropianë që operojnë në portin e Durrësit, Autoriteti Portual i Durrësit me koncensionarin që ka kryer këto transporte janë dy etnitete konkurrente që ta keni të qartë dhe ta shikoni më sy tjetër”.
Sipas Ballukut, kjo çështje proceduriale nuk duhet të kthehet në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë angazhuar që në fillim dhe do të kërkoja që secili prej jush t’i jepte kohën e duhur drejtësisë dhe pastaj të flasim për analiza të sakta dhe mos ta kthejmë këtë çështje proceduriale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker