LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Sigurimet Shëndetësore, 7 për qind do të jetë kontributi nga qytetarët dhe punëdhënësit në Fond

Projektligji për Sigurimet Shëndetësore, 7 për qind do të jetë kontributi nga qytetarët dhe punëdhënësit në Fond

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas mbledhjes në një konferencë për media, tha se kanë bërë përpjekje që ky Projektligj tu përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Vitia shtoi se ky është një hap themelor drejt krijimit të Sigurimeve Shëndetësore.


“Ky Projektligj është hapi themelor drejt krijimit të Sigurimeve Shëndetësore në vend. Është një proces i pakthyeshëm tashmë”, ka thënë Vitia.

Ministri shtoi se me këtë nismë do të themelohet edhe Fondi i Sigurimit të detyrueshëm shëndetësorë.

Ai shtoi se kostoja që do të paguajnë qytetarët për këtë Fond do të jetë 7 për qind, që është gjysmë nga paga e qytetarëve dhe gjysma tjetër nga punëdhënësit.

“Me këtë Projektligj po rregullohen shumë gjëra përfshirë edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët të cilët do të jenë një nga burimet e rëndësishme shtesë të financimit të shëndetësisë në të ardhmen. 7 për qind do të jenë të ardhurat që do të arkëtohen në Fondin e sigurimeve shëndetësore, 3.5 për qind do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3.5 për qind do të jenë nga punëdhënësit”, tha Vitia.

Ai shtoi se për herë të parë përcaktohen edhe rregullat për listën e barnave të rimbursueshme që do të transformojnë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët e veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundjet.

Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor  
Lexo po ashtu Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor  

Vitia ndër të tjera ka thënë se është momenti vendimtar për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri.

“Konsideroj që ky është një moment vendimtar për vendin tonë, për marrëdhënien qytetar-shtet dhe për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat më domethënëse të qeverisjes sonë dhe me të po japim në të tashmen mbështetjen më të madhe për shëndetësinë dhe për të ardhmen qëndrueshmërinë e shpenzimeve për çështjen e shëndetit”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori