Zuckerberg thotë se “administrata e Bidenit i bëri presion Meta-s për të censuruar përmbajtjen rreth COVID-19”
CEO i Meta Platforms (META.O), Mark Zuckerberg ka thënë se zyrtarë të lartë në administratën e Joe Bidenit i kishin bërë presion kompanisë së tij të mediave sociale që të censuronte përmbajtjen e COVID-19 gjatë pandemisë.
Në një letër të datës 26 gusht, Zuckerberg i tha komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA se i vinte keq që nuk foli më herët për këtë presion, si dhe për disa vendime që pronari i Facebook, Instagram dhe WhatsApp kishte marrë rreth heqjes së përmbajtjeve të caktuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë të administratës së Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën shumë zhgënjim me ekipet tona kur nuk ramë dakord”, shkruan Zuckerberg në letrën, e cila është postuar nga Komisioni për Gjyqësor në faqen e tij në Facebook.
“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të hapur për këtë”, shkroi ai.
“Unë gjithashtu mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot”.
Letra i drejtohej Jim Jordan, kryetarit të komitetit dhe një republikan.
Në postimin e tij në Facebook, komiteti e quajti letrën një “fitore të madhe për fjalën e lirë” dhe tha se Zuckerberg kishte pranuar se “Facebook censuroi amerikanët”.
Në letër, Zuckerberg tha gjithashtu se ai nuk do të jepte asnjë kontribut për të mbështetur infrastrukturën zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, në mënyrë që “të mos luajë një rol në një mënyrë apo tjetër” në votimet e nëntorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Australia dëshiron t’ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale – si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Si mund t’ju lejojë AI ‘të flisni me hapësirën’?
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?
Androidi AT200 i Toshibës
DJI padit Pentagonin duke sfiduar përcaktimin e tij si një "kompani ushtarake kineze"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje