LAJMI I FUNDIT:

Turizmi i aventurës, tetë zip line dhe shtigje për ngjitje nga Valbona në Voskopojë

Turizmi i aventurës, tetë zip line dhe shtigje për ngjitje nga Valbona në Voskopojë

Turizmi i aventurës është një nga segmentet që ka parë rritje të interesimit nga viti në vit ku kryesisht janë të huajt që duan të eksplorojnë Shqipërinë në këtë dimension.

Por, oferta e aktiviteteve plotësuese për këtë aktivitet përveç ecjeve në natyre apo disa aktiviteteve sportive të izoluara në disa rajone ende mbetet e vakët.

Një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit duket se synon rritjen e larmishmërisë së aktiviteteve të turizmit të aventurës në disa rajone përmes projektimit dhe ndërtimit të tetë zip line dhe dy via fërrata (shtigje për ngjitje në zona shkëmbore me instalime hekuri).


Një procedurë më fond limit 166 milionë lekë apo 1.66 milionë euro ka në objekt të saj “Ndërhyrje në infrastrukturën turistike të aventurës, Zip line, ura të varura, Via ferrata, parqe aventure, etj: Zip Line në Kullën 360° në Divjakë, në liqenin e Roshnikut, Berat, në liqenin e qytetit të Belshit, në Eco Park Dumrea, Belsh, në liqenin e Fun”.

FSHZH argumenton se objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është projektimi dhe ndërtimi i 8 Zip Line dhe 2 Via Ferrata për të realizuar ndërtimin e infrastrukturës turistike të aventurës në zonat e projektit duke kontribuar në rritjen e potencialit turistik, për pasojë rritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike në këto zona. Konkretisht janë parashikuar:

Ndërtim i Zip Line në kullën 360° në Parkun Kombëtar të Divjakës;
Ndërtim i Zip Line në liqenin e Roshnikut, Nj. Administrative Roshnik, Bashkia Berat;
Ndërtim i Zip Line në kullën panoramike mbi liqenin e qytetit të Belshit, Bashkia Belsh;
Ndërtim i Zip Line në liqenin e Grekanit, Eco Park Dumrea, Nj, Administrative Grekan, Bashkia Belsh;
Ndërtimi i Zip Line në liqenin e Funarit, Nj. Administrative Funar, Bashkia Elbasan;
Ndërtim i Zip Line në liqenin e Gjelbër, në fshatin Lalëz, Nj. Administrative Ishëm, Bashkia Durrës;
Ndërtim i Zip Line në parkun kombëtar “Lugina e Valbonës”, Nj. Administrative Margegaj, Bashkia Bajram Curri;
Ndërtim i Zip Line në Voskopojë, Bashkia Korçë;
Ndërtim i Via Ferrata në Buronjat e Kuçit, Nj. Administrative Horë – Vranisht, Bashkia Himarë;
Ndërtim i Via Ferrata në kanionin e Gjipes, Bashkia Himarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori