Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, duke folur për rrjedhën e vrasjes së Liridona Ademajt, ka thënë se i dyshuari për porositjen e vrasjes bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli ka elemente të një psikopati.
Ai tha se nxitimi i Naim Murselit për me arrit qëllimin (vrasjen e bashkëshortes) ishte për shkak afatit të shkurtër të pushimit, qëndrimit në Kosovë si dhe faktorëve të jashtëm, që janë për interesa personale, qoftë për hakmarrje, xhelozi apo faktor ekonomik.
“Në pamje të tij fizike dhe lëvizje shihen çrregullime, sepse kemi neurotik, psikopat dhe psikozat. Kemi parë që Naimi ka elemente psikopati”, u shpreh Ademi, në emisionin “Mendje Kriminale” në RTV Dukagjini.
Ademi tha se “ngutia” e Naim Murselit dhe lëvizjet dhe veprimet e tij qoftë në procesin e varrimit të Liridona Ademaj kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjes apo pjesëmarrjes indirekte të tij.
Ai tha se bashkëpunëtorët e Naim Murselit nuk janë vrasës profesionalë, por vrasës amator, pasi që takimet e tyre para lokali dhe marrëveshja e tyre apo qëllime e kanë realizuar për shkak të ‘ngutisë”.
Sipas tij, kjo nguti ka ardhur duke bashkëpunuar me një familjar të tij.
Ndërsa, Rrahman Sylejmani-kolonel në pension i Policisë së Kosovës për vrasjen e Liridona Ademajt me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, të kryer më 30 nëntor të 2023, ka thënë se Murseli ka qenë person kontravers dhe i shoqëruar nga figurat e njohura politike të vendit.
Sylejmani shtoi se jeta nuk ka qenë stabile mes Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, pasi çifti dyshohet të ketë pasur çrregullime dhe tendosje te raportet e tyre.
Sylejmani shtoi se nuk është zbuluar akoma motivi kryesor i vrasjes së Liridona Ademajt nga ish-bashkëshorti i saj, Naimi.
“Përcaktimi i motivit është detyra më e vështirë e hetuesit, i cili duhet ta hetojë. Te vrasja e Liridona Ademajt, nuk është zbuluar akoma motivi kryesor. Kjo familje ka jetuar në Suedi, dhe nga atje del që është planifikuar vrasja e saj. Dhe kur ka ardhur këtu në Kosovë, herën e fundit, po del se ai ka vepruar me disa veprime të dyshimta”.
//
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje