Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka pohuar se Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila është tash e dy vjet në luftë.
Bajrami ka kritikuar Qeverinë duke shkruar se nuk ka se si të jetë vendi ndryshe, transmeton Telegrafi.
“Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila tash e dy vjet e gjysmë është në luftë me Rusinë. S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria”, thuhet në njoftim.
Tutje, Bajrami ka pohuar se “nuk ka asnjë reformë fiskale, nuk ka asnjë reformë në ambientin e të bërit biznes, përkundrazi çdo ligj që rregullon çështjet ekonomike që e ke ndryshu qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën, repsektivisht me nenin 10 të saj”.
Më tej, deputetja ka shkruar se është tepër shqetësuese që Kosova pavarësisht potencialit të saj është një nga vendet më të varfëra në Evropë, e dyta pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta.
“Ky realitet i hidhur është rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike dhe për të krijuar një mjedis që nxit rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat. Gjendja e sigurisë në vend, mungesa e koordinimit me aletatë sidomos për gjendjen e sigurisë, deklaratat e vazhdueshme për krim, korrupsion dhe potencial për luftë nga ana e krerëve të shtetit vetëm dëm i kanë bërë ekonomisë së vendit tonë”.
Gjithashtu ajo ka pohuar se “Mandej mungesa e reformave të nevojshme fiskale pengon zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik”.
“Sistemi aktual tatimor nuk është kompatibil me zhvillimet në kohën e fundit, reforma e fundit fiskale në vend ka ndodhur në vitin 2016. Këtu duhet të përmend faktin se Administrata Tatimore e Kosovës që një mandat udhëhiqet nga një njeri pa mandat, mungesë totale e komptencës kjo e ministrit të financave i cili as këtë pikë të Ligjit s’ka qenë në gjendje ta zbatoj”.
“Sistemi aktual i tatimeve dhe ndryshimet e fundit në disa prej rregullave fiskale/doganore dhe atyre të importit kanë shënuar regres shikuar nga perspektiva e bizneseve. Sipas shoqatave të bizneseve sistemi aktual i tatimeve nuk është as konkurrues me rajon, as inkurajues për investitorët e brendshëm dhe as ata të jashtëm. Pa një strukturë moderne, të drejtë dhe efikase të tatimeve, Kosova mbetet jo tërheqëse për investitorët, duke numëruar në vend ose duke u sjellë në ciklin e varfërisë dhe stagnimit ekonomik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale