LAJMI I FUNDIT:

Blue Origin do të lëshojë për herë të parë raketën New Glenn si pjesë e misionit Escapade Mars

Blue Origin do të lëshojë për herë të parë raketën New Glenn si pjesë e misionit Escapade Mars

Blue Origin ka treguar datën e lëshimit të parë të raketës New Glenn, e cila do të përdoret për misionin e agjencisë amerikane të hapësirës NASA të quajtur Escapade Mars.

Blue Origin njoftoi se New Glenn do të nisë udhëtimin e parë më së largu më 13 tetor dhe se do të transportojë në hapësirë dy sonda, të cilat janë prodhuar për NASA-n nga Rocket Lab.

Këto sonda do të përdoren për të studiuar efektet e erës diellore në atmosferën marsiane.


Ky do të jetë fluturimi i parë i raketës New Glenn pas vitesh vonesa në zhvillimin e saj. Periudha e nisjes fillon më 29 shtator dhe zgjat deri në mes të tetorit.

Nisja do të bëhet nga Kompleksi i Nisjes Hapësinore 36 në Stacionin e Forcave Hapësinore në Cape Canaveral, Florida. Anija kozmike mbërriti në Florida më 19 gusht dhe filluan përgatitjet për integrimin me raketën.

Tani kompania Blue Origin është nën presion për të përfunduar të gjitha përgatitjet në kohë. Kohët e fundit, në fabrikë pati probleme, të cilat rezultuan në dëmtimin e harduerit për fluturimin e dytë dhe të tretë të raketës New Glenn. Megjithatë, një zëdhënës i kompanisë tha se gjithçka po shkon sipas planit për lëshimin e parë të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori