Jo vetëm ajri i ndotur, Obiliqi në hall edhe me zhurmën që vije nga KEK-u

Qytetarët në Komunën e Obiliqit përveç ndotjes së ajrit po ballafaqohen edhe me zhurmën e madhe që vije nga termocentralet e Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK).
Për këtë situatë, ka folur edhe vet kryetari i kësaj komunë, Xhafer Gashi, i cili ka thënë për KosovaPress, se janë duke bërë përpjekje që të gjejnë një kompani kontraktuese e cila do të merret në mënyrë profesionale për të parë se sa është gjendja faktike e ndotjes së ajrit dhe zhurmës. Derisa qytetarët ankohen se ajri i ndotur po shkakton efekte negative në shëndetin e tyre.
Qytetarët në Komunën e Obiliqit përveç ndotjes së ajrit po ballafaqohen edhe me zhurmën e madhe që vije nga termocentralet e Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK). Për këtë situatë, ka folur edhe vet kryetari i kësaj komunë, Xhafer Gashi, i cili ka thënë për KosovaPress, se janë duke bërë përpjekje që të gjejnë një kompani kontraktuese e cila do të merret në mënyrë profesionale për të parë se sa është gjendja faktike e ndotjes së ajrit dhe zhurmës. Derisa qytetarët ankohen se ajri i ndotur po shkakton efekte negative në shëndetin e tyre.
Po ashtu nga komuna zotohen se janë duke bërë veprimet e nevojshme për të ndaluar këtë dukuri.
“Normalisht që është shqetësues, sidomos kohët e fundit kur ishin edhe temperaturat e nxehta, dhe zakonisht termocentralet, stratimi i tyre po shkakton pluhur të tepruar dhe normal që shprehin shqetësimin qytetarët, të cilat pastaj po i përcjellim edhe përmes drejtorisë së ambientit. Gjithashtu kemi edhe shqetësim të jashtëzakonshëm që ka edhe ndotje të zhurmës, përveç të ajrit, edhe në zonën e Shipitulles, Sibocit dhe Hadës, gjë që na shqetëson jashtëzakonisht shumë dhe jemi duke bërë përpjekje që tani ta kemi një kompania kontraktuese e cila do të merret në mënyrë profesionale për të parë se sa është gjendja faktike e ndotjes së zhurmës dhe ajrit”, thotë Gashi.
Ndërkaq, drejtori i ambientit në Obiliq, Abdyrrahman Krasniqi derisa ka treguar për rrezikun nga ndotja e KEK-ut, ka kërkuar që edhe ministria përgjegjëse t’i bashkëngjitet kësaj brenge, pasi siç tha ai, KEK-u duhet të reformohet dhe vetëdijesohet sa i përket ndotjeve.
“Rreziku është shumë i madh nga ndotja e KEK-ut, dhe ne si komunë, por edhe si drejtori e ambientit jemi shumë të angazhuar në këtë drejtim. Gjatë muajit të kaluar, por edhe këtij muaji kemi pas disa reagime ndaj ndotjes së KEK-ut. Njëkohësisht tash jemi angazhuar në mënyrë edhe më profesionale të dëshmojmë edhe ndotjet edhe të ujit dhe të tokës. Kemi iniciuar një procedurë të prokurimit ku po synojmë që ekspertët e jashtëm ose kompanitë e licencuara të vinë dhe të bëjnë matjen e ndotjes së ajrit, por edhe të ujit. Komuna është shumë e përkushtuar, neve e kemi edhe një bashkëpunim, dhe disa kërkesa i kemi dorëzuar edhe në ministrinë e ambientin. Kërkojmë që edhe ata t’i bashkëngjiten brengës së komunës dhe qytetarëve të Komunës së Obiliqit, sepse KEK-u duhet të reformohet dhe duhet të vetëdijesohet sa i përket ndotjeve, mos të shkojë ndotja në nivele të larta, për shkak të neglizhimit të ndonjë punëtori ose punëdhënësi”, thotë Krasniqi.
Ndërsa, janë vet qytetarët të cilët shprehin shqetësimin e tyre ndaj kësaj situate. Qytetari Tahir Selmani derisa thotë se ajri i ndotur po ndikon keq në shëndetin e tyre, kërkon nga ekspertet përgjegjës të dalin me një qëndrim sa i përket kësaj çështje dhe t’i jepet fund këtij problemi.
“Defenitivisht e ka efektin negativ, por tek pleqtë po ndikon më shumë ajri i ndotur…Ekspertë për këtë punë duhet të dalin me kriteret e veta, dhe të dalin me një qëndrim”, thotë Selmani.
Edhe qytetari Selim Krasniqi derisa ka përmirësime në këtë drejtim, shton se ka pasur mundësi të bëhet më shumë për të ndaluar këtë dukuri.
“Nuk është edhe i mirë ajri, ka gjëra negative ky ajër…Ka zhurmë por më rrallë, kur ka prishje…Është dashtë të bëhet diçka më shumë, por siç ka qenë përpara është më mirë, thotë Krasniqi.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka përmendur investimet që ka bërë KEK ndër vite, ndërkohë thekson se kontrata për projektin e elektrofiltrave dhe DeNOx-it ishte lidhur me datë 02.12.2019.
“Projekti do të financohet nga BE-ja përmes fondeve IPA, ky projekt është unik për të dy njësit e TC Kosova B dhe kontrata ka të përfshirë dy projekte si në vijim: Elektrofiltrat, transporti i brendshëm i hirit dhe projektin e DeNOx-it në kaldaja. Kostoja e kësaj kontrate është mbi 77 milionë euro dhe mbulohet nga Zyra e BE-së e cila në fakt është Autoritet Kontraktues i këtij projekti. Projekti sipas kontratës ishte planifikuar të filloj në vitin 2020 në njësinë B1 dhe në vitin 2021 në njësinë B2. Por për arsye të pandemisë afati ishte shtyrë për një vit. Po për të njëjtën arsye të pandemisë por edhe për shkak të nevojës se konstatuar për intervenime në kaldatë e dy njësive (dilatimeve) projekti ishte shtyrë përsëri dhe parakusht për fillimin e tije ishte investimi i KEK-ut në projektin e dilatimeve në kaldajë. KEK gjatë vitit të kaluar ka përfunduar projektin e dilatimeve të kaldave në njësitë B1 dhe B2 (mbi 15 mil. eur.) i cili ka qenë parakusht për fillimin e projektit të Elektrofiltrave dhe DeNOx nga BE dhe aktualisht KEK është i në pritje për projektin e elektrofiltrave nga BE”, ka thënë ai.
Megjithatë, sipas njoftimeve të fundit nga BE, ky projekt pritet të realizohet ne vitin 2025/2026.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker