LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck është parë me vajzën e Robert F. Kennedy Jr, pas raportimeve për divorc nga Jennifer Lopez

Ben Affleck është parë me vajzën e Robert F. Kennedy Jr, pas raportimeve për divorc nga Jennifer Lopez

Ben Affleck po raportohet se është parë duke u shoqëruar me vajzën e Robert F. Kennedy Jr., Kathleen ‘Kick’ mes vazhdës së divorcit nga Jennifer Lopez.

Aktori i Good Will Hunting, është parë disa herë me 36-vjeçaren sipas një burimi të Page Six.

Sipas burimit, Affleck dhe Kick janë parë në Polo Lounge që ndodhet në hotelin ikonik Beverly Hills gjithashtu edhe në pika të tjerë ku qëndrojnë të famshmit.


Foto: Ben Affleck dhe Jennifer Lopez / Matt Agudo / SplashNews.com

Pavarësisht se janë parë së bashku, aktualisht nuk dihet se si qëndron raporti mes tyre ose nëse kanë nisur një lidhje.

Raportimet vijnë vetëm disa ditë, pasi bashkëshortja e tij Jennifer Lopez, paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në fillim të kësaj jave.

Foto: Kathleen dhe Robert F. Kennedy Jr. / Instagram

Këngëtarja paraqiti dokumentet pa avokat, dy vjet pasi dyshja u martuan në korrik të vitit 2022. /Telegrafi/