LAJMI I FUNDIT:

“Bota po shërohet” – fansat lavdërojnë Justin dhe Hailey Bieber që emëruan djalin e tyre me emrin më të thjeshtë dhe normal

“Bota po shërohet” – fansat lavdërojnë Justin dhe Hailey Bieber që emëruan djalin e tyre me emrin më të thjeshtë dhe normal

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë të premten mbrëma, duke sjell në jetë djalin e tyre të cilën e quajtën Jack Blues.

Çifti siç duket ka marrë lavdërime pasi i dhanë të porsalindurit të tyre “emrin më normal nga të famshmit për një kohë të gjatë”, shkruan DailyMail.

Figurat e Hollivudit janë të njohur për ta bërë pikërisht të kundërtën, për shembull, fëmijët e Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin quhen Apple dhe Moses dhe Frank Zappa pagëzoi një nga vajzat e tij Moon Unit.


Beyonce e pagëzoi vajzën e saj të parë Blue Ivy, derisa Jason Lee emëroi vajzën e tij me emrin Pilot Inspektor.

Miqtë e Hailey-t, Karadashian dhe Jenners iu bashkuan gjithashtu këtij trendi duke lënë emra të pazakontë sikurse North, Reign, Psalm, Dream, Saint, True, Aire etj.

Foto: Justin dhe Hailey Bieber / Instagram

Megjithatë, kur Justin 30 dhe Hailey 27 njoftuan lindjen e foshnjës së tyre të premten mbrëma, ata zbuluan se emri i tij është i zakonshëm dhe prekës.

Djali i tyre quhet Jack Blues Bieber – Jack është emri i mesëm i babait të Justin, Jeremy Bieber.

Përdoruesit në rrjetet sociale shpërthyen me reagimet e tyre duke lavdëruar artistin për emrin e thjeshtë që i la djalit të tij.

“Disi emri më normal i një foshnje të famshme”, shkroi një përdorues në X.

“Nuk më besohet Hailey dhe Justin Bieber pagëzuan fëmijën me një emër normal, bota po shërohet”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/