LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston të dyshuarin e dytë pas bastisjes së strehës së refugjatëve ndërsa ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë që vrau tre persona në Solingen të Gjermanisë

Policia gjermane ka bërë një arrestim të dytë në hetimin e saj për një sulm me thikë në një festival në Gjermani, nga i cili u vranë tre persona të premten.

Arrestimi pasoi një operacion policor në një shtëpi për refugjatët në Solingen, tha një zëdhënës.

Ata kanë thënë se nuk mund të japin më shumë detaje për personin apo lidhjen me ngjarjen, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Solingen, në Gjermaninë perëndimore, ku një vrasës me thikë, i cili është ende në arrati, goditi për vdekje me thikë dy burra, të moshës 67 dhe 56 vjeç, dhe një grua 56-vjeçare dhe plagosi tetë të tjerë.

“Autori i sulmit në një tubim të krishterësh në qytetin Solingen në Gjermani dje ishte një ushtar i grupit të Shtetit Islamik”, thuhet në një deklaratë nga agjencia e lajmeve e xhihadistëve Amaq në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sulmi u krye “në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”, thuhet në deklaratë.

Policia ka nisur një kërkim për vrasësin, ndërsa një djalë 15-vjeçar gjithashtu po merret në pyetje për pretendimet se ai dinte për sulmin disa orë më parë, por nuk e raportoi atë.

Sipas mediave lokale, dy dëshmitarë pohuan se e kishin parë adoleshentin duke folur me sulmuesin përpara se ai të niste sulmin e tij dhe thanë se e dëgjuan duke thënë: “Unë do t’i godas me thikë të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet në Francë themeluesi dhe CEO i aplikacionit të mesazheve Telegram, Pavel Durov

Robert F Kennedy Jr pritet ta mbështesë Trumpin - a do të mund të ndikojë kjo në rezultatin e zgjedhjeve në nëntor?

Rajoni Voronezh i Rusisë shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit ukrainas me dronë

‘Pezullon’ garën presidenciale - Robert F Kennedy Jr pritet ta mbështesë Trumpin, familja e tij del në mbështetje të Kamala Harrisit

‘Pezullon’ garën presidenciale - Robert F Kennedy Jr pritet ta mbështesë Trumpin, familja e tij del në mbështetje të Kamala Harrisit

Policia arreston të dyshuarin e dytë pas bastisjes së strehës së refugjatëve ndërsa ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë që vrau tre persona në Solingen të Gjermanisë

Policia arreston të dyshuarin e dytë pas bastisjes së strehës së refugjatëve ndërsa ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë që vrau tre persona në Solingen të Gjermanisë

Zelensky e quan Putinin 'plaku i sëmurë' në videon e ditës së pavarësisë së Ukrainës

Kalo në kategori