LAJMI I FUNDIT:

Soucek po konsiderohet ‘hero’ pasi la festën në gjysmë dhe shpëtoi një djalë që e kishin zënë reklamat pas festës së tifozëve të West Ham

Soucek po konsiderohet ‘hero’ pasi la festën në gjysmë dhe shpëtoi një djalë që e kishin zënë reklamat pas festës së tifozëve të West Ham

Kishte një moment shqetësues në “Selhurst Park” gjatë fitores të West Ham United ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0 të shtunën. 

Kjo ndodhi direkt pasi Tomas Soucek shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 67-të. 

Soucek dhe shokët e tij vrapuan drejt tifozëve të Hammers për të festuar para tyre, por në mes të festimeve të mëdha, disa tifozë ranë në fushë kur një ekran i reklamave u rrëzua.  


Në mënyrë të frikshme, një pjesë e ekranit ra mbi një djalë të topave të Crystal Palace, rrobat e të cilit dukej se ishin ngjitur në të. 

Duke ndjerë rrezikun, Soucek e braktisi me shpejtësi festën e tij dhe përdori forcën e tij për të liruar djalin, i cili më pas u ndihmua të ngrihej nga Jarrod Bowen . 

Bowen dhe djali ndanë një përqafim pasi ai doli nga aty, përpara se edhe Soucek ta kontrollonte sërish djalin se si ishte. 

Djali u trondit dukshëm përpara se të largohej nga stafi i sigurisë së stadiumit.  

Bowen më vonë shënoi golin e dytë të lojës për të ndihmuar Hammers të regjistrojnë fitoren e tyre të parë nën drejtimin e trajnerit të ri Julen Lopetegui. 

Fansat në rrjetet sociale ishin të shpejtë për të lavdëruar Soucek për veprimet e tij, ndërsa kishte edhe prej atyre që e quanin hero. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Juventus i frikshëm në afatin kalimtar - pasi siguroi dy sulmues, do të tentojë të mbyllë marrëveshjet me Koopmeiners dhe Sancho

Juventus i frikshëm në afatin kalimtar - pasi siguroi dy sulmues, do të tentojë të mbyllë marrëveshjet me Koopmeiners dhe Sancho

Hansi Flick tregon se çfarë i tha Nico Williamsit pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

Hansi Flick tregon se çfarë i tha Nico Williamsit pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

Dy gola pasi i tha 'po' Kosovës - dardani i ri Elvis Rexhebeçaj flet për nisjen e sezonit dhe synimet

Dy gola pasi i tha 'po' Kosovës - dardani i ri Elvis Rexhebeçaj flet për nisjen e sezonit dhe synimet

Soucek po konsiderohet ‘hero’ pasi la festën në gjysmë dhe shpëtoi një djalë që e kishin zënë reklamat pas festës së tifozëve të West Ham

Soucek po konsiderohet ‘hero’ pasi la festën në gjysmë dhe shpëtoi një djalë që e kishin zënë reklamat pas festës së tifozëve të West Ham

"Është e trishtueshme për një futbollist pasi fiton milionat çdo vit” - Moggi e godet keq Koopmeinersin për strategjinë e tij

Guardiola zbulon rregullin personal që e theu për të ri-nënshkruar me Gundogan

Guardiola zbulon rregullin personal që e theu për të ri-nënshkruar me Gundogan

Kalo në kategori