Shefi i CIA-s u largua nga Kosova për t’i lënë në konfidencialitet mesazhet që i la në Kosovë. Pavarësisht kësaj, njohësit e rrethanave në vend besojnë që pas këtij takimi sidomos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë më i dëgjueshëm ndaj aleatëve ndërkombëtar.
Ardhja e William Burns në Kosovë ishte një ndër vizitat më të rëndësishme e më të përfolurat, viteve të fundit.
Pos fotografive, detajet nga takimi ishin shumë të vogla e tërësisht sipërfaqësore.
Prandaj, nga njohës të rrethanave në vend e më gjerë po konsiderohet që pas këtij takimi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të duhej të ndryshonte qëndrime.
Sidomos kur bëhet fjalë për Urën e Ibrit.
“Nuk ka përjashtim edhe pse nuk e dimë se çka është biseduar, jam i bindur se do të ketë pasur rekomandime dhe jo rekomandime të mënyrës dëshirore por të padiskutueshme, të paaletrnativë dhe kjo besoj ka të bëjë me veprime në të kaluarën e afërt janë konsideruar veprime të njëanshme, pa koordinim me aleatët ndërkombëtar”, ka thënë Valdet Hoxha – njohës i sigurisë.
I pajtimit që sidomos kryeministri i Kosovës do të jetë më i butë me aleatët pas këtij takimi e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj.
“Mendoj që do të ketë një frenim të këtij entuziazmi të madh të kryeministrit, qoftë me hap urën apo edhe për veprime të tjera sepse besoj që zoti Burns ka qenë i qartë në mesazhet e tij në adresë të kryeministrit dhe pashmangshëm SHBA-të kanë shprehur përkrahjen për Kosovën nga ky takim”, ka thënë Fidan Ukaj – analist.
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns qëndroi në Kosovë për dy ditë.
Të enjten u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ndërsa paraditen e së premtes për 40 min qëndroi në takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e vartësit e tij e të parin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti./RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!