LAJMI I FUNDIT:

“Mezi pres të vesh sërish fanellën e Cityt”, fjalët e para të Gundogan pas rikthimit në Etihad

“Mezi pres të vesh sërish fanellën e Cityt”, fjalët e para të Gundogan pas rikthimit në Etihad

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan ndihet i lumtur me rikthimin e tij te Manchester City dhe mezi pret të vesh fanellën e Qytetarëve dhe të stërvit me bashkëlojtarët e tij dhe trajnerin Pep Guardiola.

Manchester City konfirmoi sot (e premte) gjatë ditës rikthimin e Gundogan, i cili erdhi si lojtar i lirë nga Barcelona, ku luajti sezonin e fundit.

Rikthimi i tij në Etihad e ka lumturuar yllin me prejardhje turke, i cili ka thënë se mezi pret ta vesh fanellën të cilën e ka mbajtur vesh për shtatë vite në të kaluarën dhe ka fituar çdo trofe me të.


“Shtatë vitet e mia në Manchester City ishin një kohë e kënaqësisë së pastër për mua, si brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë fillimisht Gundogan.

“Unë u rrita si person dhe lojtar, kam zhvilluar një marrëdhënie të veçantë me tifozët e Cityt dhe kam pasur sukses të jashtëzakonshëm. Ishte një periudhë e jashtëzakonshme në jetën time”.

“Të kesh mundësinë të kthehesh këtu do të thotë shumë. Të gjithë e dinë respektin që kam për Pepin – ai është trajneri më i mirë në botë dhe puna me të çdo ditë të bën një lojtar më të mirë. Ndiheni vazhdimisht të sfiduar, gjë që për çdo profesionist është pikërisht ajo që dëshironi. Mezi pres të punoj sërish me të”.

“Dhe çfarë mund të them për shokët e mi të skuadrës këtu në City… ata janë futbollistë të klasit botëror. Jam vërtet i kënaqur që kam mundësinë të stërvitem dhe të luaj përkrah tyre. Sinqerisht, mezi pres të vesh sërish fanellën e Cityt”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Barcelona emëron pesë kapitenët për sezonin e ri – në listë edhe emra befasues

Barcelona emëron pesë kapitenët për sezonin e ri – në listë edhe emra befasues

Gundogan u kthye te Man City, tani Guardiola pyetet se a mund të ndodh e njëjta me Sterling

Gundogan u kthye te Man City, tani Guardiola pyetet se a mund të ndodh e njëjta me Sterling

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

“Tani shkojmë në vende të bukura, në vend të Serbisë apo Polonisë”, ylli i Ajaxit ‘godet’ dy shtetet

“Tani shkojmë në vende të bukura, në vend të Serbisë apo Polonisë”, ylli i Ajaxit ‘godet’ dy shtetet

Flick dhe Deco nervozohen pasi Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm

Flick dhe Deco nervozohen pasi Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm

Kalo në kategori