Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë një vendim për të miratuar pjesërisht kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për konstatimin gjyqësor të listës së fakteve nga rasti i Salih Mustafës, të cilat Prokuroria i konsideron relevante edhe për çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ky vendim u bë i ditur më 21 gusht gjatë konferencës javore të DhSK-së, ku zëdhënësi Michael Doyle njoftoi për zhvillimet e fundit në këtë gjykatë.
Sipas Doyle, Trupi Gjykues pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për përdorimin e fakteve të vendosura në rastin Mustafa në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Gjithashtu, gjykata ka miratuar një mocion të Prokurorisë për pranimin e tri deklaratave të dëshmitarëve, të cilat do të shqyrtohen pas marrjes në pyetje nga mbrojtja.
Në fillim të kësaj jave, seancat për çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u rinisën. Ish-oficeri amerikan Steven Russell dha dëshmi të hënën dhe të martën, ndërsa dëshmitari i 79-të i Prokurorisë dëshmoi të martën pasdite, duke përfunduar dëshminë e tij dje.
Seanca e ardhshme është planifikuar për të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.
Gjithashtu, është miratuar kërkesa e Kadri Veselit për ndërprerjen e përfaqësimit nga avokati Ben Emmerson, për shkak të prishjes së marrëdhënies klient-avokat.
Veseli ka kërkuar që avokati Rodney Dixon të emërohet si kryembrojtësi i tij i ri.
Në të njëjtin rast, është vendosur vazhdimi i paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin me dy vendime të ndara më 14 gusht, për shkak të rrezikut të pengimit të procesit gjyqësor dhe mundësisë së kryerjes së krimeve të tjera.
Për Thaçin, gjykata kujtoi se ai ka ndarë informacione të ndjeshme me vizitorë të paautorizuar.
Gjatë periudhës kur nuk u mbajtën seanca, Gjykata Supreme e ktheu në Apel rastin e Salih Mustafës për rishikim të dënimit prej 22 vitesh, dhe u caktua një panel për të vendosur për dënimin e ri.
Në lidhje me këtë çështje, Doyle informoi se më 26 korrik paraburgimi i Ismet Bahtjarit u vazhdua për shkak të rrezikut të arratisjes dhe pengimit të procedurave gjyqësore, ndërsa më 5 gusht u vazhdua paraburgimi i Sabit Januzit për rreziqe të ngjashme.
Në çështjen ndaj Pjetër Shalës, është miratuar pjesërisht kërkesa për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel ndaj aktgjykimit që e dënoi atë me 18 vjet burgim, ndërsa një kërkesë e mëvonshme për zgjatje të mëtejshme u refuzua nga paneli i Apelit.
DhSK-ja vazhdon të mbajë informime javore çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom”, duke ofruar informacione të përditësuara mbi procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e gjykatës, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025