LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet polici që plagosi me armën e shërbimit Lorenc Kostën në Tiranë

Dorëzohet polici që plagosi me armën e shërbimit Lorenc Kostën në Tiranë
Foto: Ilustrim

Polici 46-vjeçar Erjon Goxhara, i cili të hënën ka qëlluar me armën e tij të shërbimit shtetasin Lorenc Kosta, është dorëzuar ditën e djeshme rreth në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Goxhara është dorëzuar, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale.

Plagosja me armë në Tiranë, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, autori një efektiv i forcave speciale “Shqiponja”
Lexo po ashtu Plagosja me armë në Tiranë, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, autori një efektiv i forcave speciale “Shqiponja”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Kujtomë që rreth orës 14:00 të datës 19 gusht, Erjon Goxhara,me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta, 45 banues në Tiranë, i cili si pasojë e të shtënave mori disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).