LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Joao Felix, lojtar i ri i Chelseat

Zyrtare: Joao Felix, lojtar i ri i Chelseat

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht se Joao Felix i është bashkuar nga skuadra e La Ligës, Atletico Madridi.

Chelsea ra dakord për një tarifë prej rreth 45.5 milionë euro për 24-vjeçarin me Atleticon dhe gjithashtu do të ketë një klauzolë shitjeje si pjesë e marrëveshjes.

Felix ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me Chelsean, ndërsa është vet faqja zyrtare e Bluve që ka konfirmuar transferimi.


“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Joao Felix nga Atletico Madrid”, thuhet në njoftimin e Bluve.

Ndryshe, portugezi shënoi 4 gola në 20 ndeshje në qëndrimin e tij të mëparshëm në Chelsea dhe shpresoj se ai do të shtojë numrat pas këtij transferimi.

Ndryshe, Chelsea dhe Atletico Madridi më herët kanë konfirmuar edhe marrëveshjen për mesfushorin Conor Gallagher, i cili ka kaluar te spanjollët. /Telegrafi/