LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck fotografohet me një grua tjetër pak pasi Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc

Ben Affleck fotografohet me një grua tjetër pak pasi Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc

Ka pasur thashetheme divorci prej muajsh dhe Jennifer Lopez tashmë konfirmoi se ka paraqitur kërkesën për ndarjen nga Ben Affleck.

Kjo ka ndodhur më 20 gusht, pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës së tyre, e cila u realizua në Georgia.

Megjithatë, duket se aktori nuk është i dëshpëruar.


Gruaja misterioze me Ben

Domethënë, pak pasi u njoftua se ata po divorcoheshin, paparacët filmuan një grua të panjohur duke drejtuar një makinë para shtëpisë së tij.

Aktori ka biseduar me një zonjë misterioze, por ende nuk dihet se kush është.

Gruaja misterioze me Ben

Kujtojmë, për ditëlindjen e tij të 52-të, aktorin e ka vizituar në shtëpinë e tij ish-bashkëshortja Jennifer Garner me fëmijët e tyre.

Një burim i afërt me këngëtaren ka treguar se Lopez e ka bërë me qëllim divorcin në përvjetorin e dytë të martesës për ta thyer atë, por se ai nuk është prekur nga kjo dhe se kishte kohë që kishte përfunduar me të.

Ben dhe Jennifer

Jennifer dhe Ben nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore dhe dyshohet se debatuan për muaj të tërë për ndarjen e pasurisë.

Pasuria e saj neto është 350 milionë euro, ndërsa pasuria e Ben vlerësohet në 130 milionë euro. /Telegrafi/