Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për avancimin e Shërbimeve Financiare Digjitale në vendin tonë.
Sipas njoftimit për media thuhet se ky partneritet është në harmoni me Planin Strategjik të BQK-së, i cili ka për qëllim avancimin e digjitalizimit, modernizimin e proceseve dhe infrastrukturën e tregut, në përputhje me Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.
“Me anë të kësaj Marrëveshjeje, IFC-ja do të mbështesë BQK-në në zhvillimin dhe avancimin e një ekosistemi të qëndrueshëm financiar digjital, i cili jo vetëm që adreson nevojat e tregut vendor, por edhe përputhet me standardet evropiane. Kjo iniciativë është në kuadër të Projektit të Shërbimeve Financiare Digjitale dhe Financave Digjitale të Evropës Qendrore dhe Lindore të IFC-së, i cili ofron shërbime këshilluese për të promovuar rritjen dhe zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale në Republikën e Kosovës. Projekti financohet nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), që ka për synim promovimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në vendet partnere”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ky projekt ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kuadrit rregullator dhe infrastrukturës digjitale për të mundësuar rritjen e sektorit të shërbimeve financiare digjitale (DFS) dhe për të lehtësuar dialogun publiko-privat brenda sektorit.
Një aspekt i rëndësishëm i projektit është përafrimi i palëve të interesuara publike dhe atyre private përmes aktiviteteve të shkëmbimit të praktikave dhe të një platforme publiko-private.
“Kjo Marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në planin dhe objektivat tona strategjike për avancimin e digjtalizimit, përmirësimin e infrastrukturës së tregut, rritjen e qasjes në financa dhe promovimin e edukimit financiar. Ne si BQK jemi mirënjohës për mbështetjen e ofruar nga IFC-ja dhe besojmë se ky bashkëpunim do të jetë i dobishëm në avancimin e ekosistemit tonë financiar digjital që nxit inovacionin duke siguruar standarde të qëndrueshme rregullatore”, tha Guvernatori Ismaili, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
BQK-ja është institucioni i parë që përfiton nga ky projekt, që ka filluar në mars të vitit 2024.
Qëllimi i projektit është të rrisë pjesën e transaksioneve pa para të gatshme (cashless) në raport me vlerën totale të transaksioneve dhe të lehtësojë financimin për të gjithë rajonin në vlerë prej 45 milionë dollarësh.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të avancoj infrastrukturën e tregut me qëllim të përmbushjes së standardeve evropiane, duke nxitur zhvillime të rëndësishme në financat digjitale për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duke hapur rrugën për integrimin e ardhshëm në tregun financiar evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje