LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj viziton Sindikatën e minatorëve: Do të jem gjithmonë krah tyre

Haradinaj viziton Sindikatën e minatorëve: Do të jem gjithmonë krah tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Sindikatën e minatorëve të Trepçës.

Haradinaj ka thënë se Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze qe ndërlidhen me mashtrimin që kjo Qeveri po e bënë tash e 4 vjet.

“Trepça është vlerë dhe simbol i rëndësishëm i Kosovës. Kështu e kam trajtuar edhe atëherë kur në Kosovë kishte pak njerëz që besonin se Trepça mund të rikthehej si aset i përhershëm i Republikës sonë.


Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të ‘Trepçës’ e regjistruam atë si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Kjo ishte mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve të devotshëm dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të Trepçës.

Sot, Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze që ndërlidhen me mashtrimin që kjo Qeveri po e bën tash e 4 vjet. Ka mungesë të financave, minatorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale që nuk i paguhen me muaj të tërë e pa sigurim shëndetësor”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së është zotuar se do të jetë krah në të gjitha kërkesat.

“Në vizitën që i bëra Sindikatës së minatorëve, shpreha shqetësimin për gjendjen në të cilën gjenden sot minatorët. U zotova para tyre se do t’i jem krah në të gjitha kërkesat, sikur sot por edhe nesër në udhëheqje të vendit.

Trepçës duhet t’i kthehet nami dhe shkëlqimi i dikurshëm, kjo përmes projekteve investive – revitalizimit të plotë dhe ofrimit të kushteve më të mira për minatorët”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori