San Francisco ndjek faqet e internetit që bëjnë “imazhe nudo të falsifikuara të grave dhe vajzave” përmes Inteligjencës Artificiale
Gati një vit pasi imazhet nudo të vajzave të shkollave të mesme të krijuara nga AI, tronditën një komunitet në Spanjën jugore, një gjykatë për të mitur këtë verë dënoi 15 nga shokët e tyre të klasës.
Por mjeti i inteligjencës artificiale i përdorur për të krijuar “imazhe të dëmshme” është ende lehtësisht i qasshëm në internet, duke premtuar se do të “zhvesh çdo foto” të ngarkuar në uebsajt brenda disa sekondash.
Dhe tani një përpjekje e re për të mbyllur aplikacionin dhe të tjerë si ai po ndiqet në Kaliforni, ku San Francisko këtë javë ngriti një padi të parë në llojin e tij që ekspertët thonë se mund të krijojë një precedent, por gjithashtu do të përballet me shumë pengesa.
“Përhapja e këtyre imazheve ka shfrytëzuar një numër tronditës grash dhe vajzash anembanë globit”, tha David Chiu, avokati i zgjedhur i qytetit të San Franciskos i cili ngriti çështjen kundër një grupi faqesh interneti të vizituara gjerësisht të lidhura me entitete në disa vende në botë.
“Këto imazhe përdoren për të ngacmuar, poshtëruar dhe kërcënuar gratë dhe vajzat”, tha ai në një intervistë me Associated Press.
“Dhe ndikimi mbi viktimat ka qenë shkatërrues në reputacionin e tyre, shëndetin mendor, humbjen e autonomisë, dhe në disa raste, duke bërë që disa të bëhen vetëvrasëse”.
Padia e ngritur në emër të popullit të Kalifornisë pretendon se shërbimet thyen shumë ligje shtetërore kundër praktikave mashtruese të biznesit, pornografisë jokonsensuale dhe abuzimit seksual të fëmijëve.
Megjithatë, vlerësohet se mund të jetë e vështirë të përcaktohet se kush i drejton aplikacionet, të cilat nuk janë të disponueshme në dyqanet e aplikacioneve të telefonit, por ende gjenden lehtësisht në internet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Samsung do ta ndalojë shitjen e iPhone 5 në Evropë?
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
A ka arritur Threads të "rivalizojë" X-në e Elon Musk?
Robotët po zëvendësojnë njerëzit, ata po i mbushin raftet në dyqanet e Tokios në Japoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze