Pasuria e Hristijan Mickoskit – posedon shtëpi me vlerë 450 mijë euro dhe dy orë të shtrenjta
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur pasurinë e tij në organet kompetente në RMV.
Ai ka shkruar se posedon një shtëpi në Shkup me vlerë prej 26,8 milionë denarë (450 mijë euro), pronë të cilën e ka fituar me marrëveshje për blerje në vitin 2014, kur ishte profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka raportuar edhe depozitë në euro, por shumën e devizës nuk e ka shkruar në llogarinë e kursimit, e nga borxhet, nga ana tjetër, kryeministri ka raportuar se ka kredi rreth 400.000 denarë (6.503 euro).
Është interesant fakti se Mickoski në pyetësor ka raportuar se ka dy orë, të cilat i ka në pronësi që nga viti 2015 dhe 2016. Njëra është me vlerë rreth 40.000 euro ose rreth 2.3 milionë denarë, ndërsa ora tjetër rreth 800 mijë denarë ose rreth 13 mijë euro.
Kryeministri Mickoski nuk ka sqaruar se si i ka blerë këto dy orë luksoze të markave zvicerane, përkatësisht nëse i ka blerë apo i ka marrë dhuratë.
Kryeministri Hristijan Mickoski për 10 vite është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka qenë edhe drejtor i ELEM-it dhe këshilltar për energji i ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, ndërsa për 7 vite është në krye të OBRM-PDUKM-së.
Në karrierën e tij ka qenë edhe montues i kondicionerëve në kompaninë FONCO, ka pasur edhe aksione në hidrocentrale të vogla, të cilat i ka shitur kur u bë kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Mickoski në pyetësor ka raportuar edhe një pikturë të cilën e ka blerë në vitin 2016 për 10 mijë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë