LAJMI I FUNDIT:

AGK: Precedent i rrezikshëm thirrja e Presidentes Osmani për hetime ndaj mediave

AGK: Precedent i rrezikshëm thirrja e Presidentes Osmani për hetime ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e konsideron si një precedent të rrezikshëm e të papranueshëm thirrjen eksplicite të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për hetime ndaj medieve, posaçërisht gazetës Nacionale dhe drejtuesit të saj, Berat Buzhala.

“Një një postim publik sot, Presidentja në së paku dy raste u bën thirrje, si organeve të sigurisë edhe atyre të drejtësisë, që të hetojnë median në fjalë, pas publikimit të një lajmi rreth vrasjes së një personi mbrëmë në Ferizaj. Për më tepër, akuza e përsëritur se mediat punojnë për Serbinë, është e papranueshme, dhe më e rrezikshme kur vjen nga kreu i shtetit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Reagon Osmani: As unë dhe as bashkëshorti im nuk kemi njohuri e as lidhje për rrethanat që shpien në vrasjen në Ferizaj
Lexo po ashtu Reagon Osmani: As unë dhe as bashkëshorti im nuk kemi njohuri e as lidhje për rrethanat që shpien në vrasjen në Ferizaj

AGK-ja, e fton Presidenten Osmani që për pakënaqësitë eventuale me raportimin t’i drejtohet me ankesë Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës (KMSHK).


“Është punë e medieve që, duke respektuar Kodin e Etikës, sidomos për ngjarje tragjike, të bëjnë punën e tyre duke ofruar fakte e dëshmi për rrethanat e ngjarjes”, vijon reagimi i AGK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori