LAJMI I FUNDIT:

IPK: Tjetër arrestim për rastin në Bibaj të Ferizajt, dyshohet për bashkëkryerje të vrasjes

IPK: Tjetër arrestim për rastin në Bibaj të Ferizajt, dyshohet për bashkëkryerje të vrasjes

Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar mbrëmjen e së premtes, njofton se  është arrestuar edhe një i dyshuar.

Sipas IPK-së të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.


Policia ka njoftuar se një person në moshë të shtyrë është vrarë nga i dyshuari që është zyrtar policor.

Nga dyshimet e para Policia tha se kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

Prokuroria e Ferizajt duke njoftuar për rastin tha se i dyshuari për vrasje është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Policia: Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj
Lexo po ashtu Policia: Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj

“Rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Prokuroria e Ferizajt.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Nga Prokuroria e Ferizajt kanë deklaruar se për momentin motivet e ngjarjes nuk dihen derisa zyrtari policor i dyshuar për vrasjen është dorëzuar vetë tek autoritetet.

Policia: Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj
Lexo po ashtu Policia: Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj

Derisa hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor.

Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori