LAJMI I FUNDIT:

Noizy lirohet nga paraburgimi

Noizy lirohet nga paraburgimi
Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Durrësit.

Ky vendim erdhi si pasojë e shqyrtimit të rastit të tij, pas një incidenti që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, për të cilin Noizy ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.

Noizy, një nga figurat më të njohura të skenës muzikore shqiptare, ishte përballur me akuza për pjesëmarrje në një konflikt që dyshohet të ketë ndodhur në një nga diskotekat më të frekuentuara të Pejës. Incidenti kishte tërhequr vëmendjen e gjerë publike, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat dhe komuniteti muzikor.


Foto: Noizy/Instagram

Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin e tij pas caktimit të masës së garancisë pasurore, e njohur ndryshe si dorëzani, duke lejuar kështu që Noizy të lirohet dhe të vazhdojë aktivitetet e tij në liri, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Vendimi i gjykatës u konfirmua nga avokati i tij, Besnik Berisha, i cili për mediumin Sinjali ka konfirmuar lirimin e tij.

Noizy përndryshe ka qenë i kërkuar nga autoritetet në Kosovë dhe kërkesën për ekstradimin e tij nga Shqipëria, e kishte nënshkruar vet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori