LAJMI I FUNDIT:

Drita arrin të shënojë me Besnik Krasniqin, dërgon ndeshjen në vazhdime   

Drita arrin të shënojë me Besnik Krasniqin, dërgon ndeshjen në vazhdime   

Drita i ka mbyllur 90 minuta në epërsi prej 1-0 ndaj Audas në ndeshjen kthyese të fazës së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës.  

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me fitoren e letonezëve me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, dy skuadrat do ta kërkojnë fituesin në vazhdime.  

Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.  


Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij.  

Në pjesëne dytë Drita shtoi sulmit, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm,  pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj. 

Në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti. 

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0. 

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe skuadrat do të kërkojnë në vazhdime fituesin. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po ia shet Atletico Madridit një lojtar me shumë përvojë në La Liga

Barcelona po ia shet Atletico Madridit një lojtar me shumë përvojë në La Liga

Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi

Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi

Super ylli i Real Madridit mendon të largohet nga Santiago Bernabeu

Super ylli i Real Madridit mendon të largohet nga Santiago Bernabeu

Pep Guardiola refuzoi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon te Man City – është zbuluar edhe arsyeja pse ndodhi kjo

Pep Guardiola refuzoi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon te Man City – është zbuluar edhe arsyeja pse ndodhi kjo

Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës përmes penalltive prej Larnes

Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës përmes penalltive prej Larnes

Çfarë do të thotë për Barcelonën kalimi i Marco Reus te LA Galaxy

Çfarë do të thotë për Barcelonën kalimi i Marco Reus te LA Galaxy

Kalo në kategori