Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy tha se trupat e Kievit kanë kontrollin e plotë të qytetit rus Sudzha pas sulmit ukrainas në rajonin e Kurskut. Ky është qyteti më i madh që Ukraina arriti të marrë nën kontroll.
Para luftës Sudzha thuhet se kishte një popullsi prej rreth 5 mijë banorësh. Gazi natyror rrjedh nga fushat e gazit të Siberisë Perëndimore përmes tubacioneve që kalojnë përmes qytetit Sudzha dhe kalojnë kufirin ukrainas në sistemin e Ukrainës.
Ai tha të enjten se një zyrë e komandantit ushtarak ukrainas është vendosur në Sudzha. Ai nuk foli për detajet apo funksionet e zyrës dhe këto pretendime ishte e pamundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë operacionin sulmues më në thellësi të Rusisë, po lindin pyetje se çfarë planifikon të bëjë Kievi me territorin rus që ka marrë nën kontroll.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si një përpjekje për të tërhequr trupat ruse nga vijat e frontit, ndërsa tokën e pushtuar si mjet në negociatat e mundshme për paqe.
Banorët e qytetit Sumy, vetëm 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë, rrethohen me shenja lufte.
Për Svitlanën dhe të tjerët këtu, kapja e territorit rus nga Ukraina në rajonin kufitar Kursk, ishte një befasi dhe shenjë se lufta mund të jetë një hap më afër fundit.
“Në fund të fundit, kjo luftë duhet të përfundojë disi. Nuk është e drejtë, sepse sulmet po vinin vetëm nga një drejtim dhe nuk është luftë kur është e njëanshme. Duhet të përgjigjemi në mënyrë që të përfundojë më shpejt”, thotë ajo.
Sumy ishte një nga qytetet e para të Ukrainës që u përball me sulmin rus më 2022.
Dy vjet më vonë, ky qytet është përdorur si bazë për sulmin e befasishëm të Ukrainës në Rusi.
Banorët thonë se sulmet ruse me raketa janë ashpërsuar dhe intensifikuar nga java e kaluar, kur Ukraina nisi operacionin e saj sulmues në Kursk të Rusisë.
“Mendoj se situata është përshkallëzuar. Rusët po përgjigjen, janë të zemëruar”, thotë Tatiana, banore e qytetit Sumy.
Zyrtarët thonë se synim i Ukrainës nuk është pushtimi i përhershëm i territorit rus. Zelensky thotë se kjo po bëhet për të mbrojtur popullin ukrainas dhe përfundimin e luftës.
“Duke shkatërruar praninë ushtarake ruse në zonat kufitare, paqja dhe siguria për shtetin tonë janë më afër”, thotë ai.
Ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si përpjekje për të detyruar tërheqjen e trupave ruse nga vija e frontit.
Ata e shohin tokën e pushtuar si një mjet në negociatat e mundshme për paqe.
“Siç tha Presidenti Biden, është një dilemë strategjike për Rusinë, Putinin. Përse? Sepse tani Putini ka dy opsione, të mbrojë rajonin e Kurskut në territorin e Rusisë, apo të vazhdojë operacionin sulmues në vijën e frontit lindor në Donbas të Ukrainës”, thotë Oleksandr Musienko nga Qendra për Studime Ushtarake dhe Ligjore.
Ai thotë se Ukraina po nxjerr në pah edhe dobësitë e Rusisë.
“Duke i treguar botës se nuk duhet të ketë frikë nga rusët. Ukraina duhet të lejohet të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objekteve të ushtrisë ruse në territorin e tyre”, thotë Musienko.
Në Ukrainë, e gjithë vëmendja është tek zhvillimet e papritura në Kursk, sa larg mund të shkojë dhe si do ta ruajë Kievi kontrollin e territoreve ruse.
Kapja e territorit rus ka ndezur shpresat në Ukrainë se fundi i luftës është afër dhe se rezultati mund të jetë në favor të Kievit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Yahya Sinwar dhe rrjeti i nëntokës – sekretet e udhëheqjes së Hamasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot_1-79-e1723758554259-380x233.jpg)
Yahya Sinwar dhe rrjeti i nëntokës – sekretet e udhëheqjes së Hamasit
![Trump dhe Harris shpenzuan mbi 280 milionë dollarë në reklama televizive vetëm në muajin gusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/trump-harris-380x233.jpg)
Trump dhe Harris shpenzuan mbi 280 milionë dollarë në reklama televizive vetëm në muajin gusht
![Të armatosurit që mundohej ta grabiste një dyqan në Minnesota iu afrua një vajzë tetëvjeçare – ajo e goditi grabitësin duke mos ditur se çfarë po ndodhte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot_2-58-380x233.jpg)
Të armatosurit që mundohej ta grabiste një dyqan në Minnesota iu afrua një vajzë tetëvjeçare – ajo e goditi grabitësin duke mos ditur se çfarë po ndodhte
Ukrainasit sekuestruan një nga sistemet elektronike më moderne ruse së bashku me dokumentacionin
Bashkimi Evropian i reagon Serbisë pas vizitës së Vulinit në Rusi
Publikohen pamje poshtëruese për Putinin - momenti kur ukrainasit kapin rob ushtarët rus brenda Rusisë
Çka mund të ndodhë pas inkursionit ukrainas në territorin rus?
Ukraina pushton qytetin rus më të madh deri tani, deklaron Zelensky
Ngjarje e rëndë në Florida - çifti sulmohet brutalisht në hyrje të shtëpisë pas fitimeve në kazino
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
![Japonia paralajmëron një mega-tërmet - a është kjo e tepruar?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/fa71f22e-a95c-45d6-a259-9c9bed369559_1140x641-380x233.jpg)
Japonia paralajmëron një mega-tërmet - a është kjo e tepruar?
![Debutimi si në ëndrra i Kylian Mbappe: Gol, trofe dhe sfida për 50 gola](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot-2024-08-14-235314-380x233.png)
Debutimi si në ëndrra i Kylian Mbappe: Gol, trofe dhe sfida për 50 gola
![Kosova refuzon kërkesën e Serbisë për rastin e Banjskës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/terriristet-e-Banjskes-380x233.jpg)
Kosova refuzon kërkesën e Serbisë për rastin e Banjskës
![Arsyetimi i aktgjykimit dënues për Sekiraqën: Dy javë para vrasjes së Triumf Rizës ishte tentuar privimi i tij nga jeta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/enver-sekiraqa-burg-380x233.jpg)
Arsyetimi i aktgjykimit dënues për Sekiraqën: Dy javë para vrasjes së Triumf Rizës ishte tentuar privimi i tij nga jeta
![Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës në veri, janë të pavërteta dhe çorientuese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/lajckak-380x233.jpg)
Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës në veri, janë të pavërteta dhe çorientuese
![Çka po ndodh momentalisht në Kursk të Rusisë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot_5-13-380x233.jpg)
Çka po ndodh momentalisht në Kursk të Rusisë?